Drejtoria doganore në përgatitje të  përfaqsuesve doganor për punë me sistemin e ri të përpunimit të deklaratave doganore përgatiti program për trajnim. Sipas këtij programi, përfaqsuesit doganor do të mund të njoftohen me mënyrën e punës me sistemet CDEPS dhe MIT, sistemet bazë për kryerjen e procedurave doganore.

Më 23 prill 2019, Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë Veriore promovoi konceptin për operator ekonomik të autorizuar, rëndësinë e tij dhe përfitimet që kompanitë do të kenë, para sektorit të biznesit dhe studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit "Goce Dellçev" - Shtip.

Në tregtinë ndërkombëtare, organizatat nuk maten vetëm përmes fitimeve të tyre vjetore, por edhe sipas mënyrës së kryerjes së aktiviteteve të tyre. Fitimi i statusit të AEO konfirmon dhe vërteton se kompania kryen aktivitetet e saj në përputhje me rregullat dhe rekomandimet që janë relevante për efikasitetin dhe sigurinë e veprimtarisë së saj. AEО kompania ofron një sërë përfitimesh siç janë: zvogëlimi i shpenzimeve për transaksione tregtare,  përparësia gjatë kalimit kufitar, menaxhimi më i mirë dhe më pak kontrolla, njohja ndërkombëtare dhe përfshirja më e madhe në zinxhirët e tregtisë ndërkombëtare. Më shumë informacion në lidhjen e mëposhtme:

https://youtu.be/fJ3HBvdVwJc 

  

 

Gjatë dy javëve të fundit, doganierët zbuluan disa tentativa për kontrabandë të mallrave të ndryshme, përkohësisht janë konfiskuar cigare, insekticide, herbicide, auto pjesë, mjete, motoçikleta, rroba, syza, kozmetikë, parfume,smartfone, devize dhe falsifikime .

Drejtori i Drejtorisë Doganore, Gjoko Tanasoski, së bashku me Kryeministrin Zoran Zaev, Zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike, Koço Angjushev dhe Kryetarin e Komunës së Gjevgjelisë, Sasho Pockov, realizuan takim me biznesmenë dhe njerëz të biznesit nga ky rajon.