Drejtoria doganore vazhdimisht i përmirëson proceset e brendëshme me qëllim mbrojtjen e interesave financiare të RM, lehtësimin e tregtisë ndërkombëtare me modernizimin e mëtutjeshëm të shërbimit doganore dhe thjeshtëzimin e procedurave doganore, mirmbajtjen dhe përparimin e një mjedisi konkurues ekonomik, si dhe realizimin e politikave ekonomike të Qeverisë së RM.

Në javën e kaluar, doganierët kanë ndalur tentim për kontrabandë të mariuhanës dhe kanë zbuluar një mashtrim dhe disa tentime për kontrabandë të mallrave të ndryshme, ku përkohësisht janë mbajtur deviza, veshje dhe rripa për shtërngimin e ngarkimit.

Nën organizimin e Programit për kontroll të eksportit dhe sigurisë kufitare (EXBS) pranë Ambasadës së SHBA në Republikën e Maqedonisë, në periudhën prej 26-28 shkurt është mbajtur trajnim për 24 nëpunës doganor dhe policë kufitar për përforcimin e aftësive për vëzhgimin e sjelljes.

Me 27.02.2018 në hapësirat e Drejtorisë doganore është realizuar takim në mes Drejtorit të Drejtorisë doganore z. Gjoko Tanasoski dhe Drejtorit Gjeneral të Qendrës për Zbatimin e Ligjit në Europën Juglindore (SELEC) znj. Snezhana Maleeva.

Në mbledhje u diskutua për sfidat me të cilat përballen anëtarët e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, në procedurat e zakonshme doganore, lëshimin e lejeve dhe licencave për kryerjen e punëve për përfaqësim para organeve doganore për kryerjen e veprimeve dhe formaliteteve të përcaktuara me rregullat doganore.