Me 5 prill 2018 në Korçë është mbajtur takim bilateral në mes delagacioneve të Drejtorive doganore të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë. Takimi i delagacioneve të udhëhequr nga Drejtorët e dy shërbimeve është mbajtur me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve, e themeluar në bazë të marrëveshjes për bashkëpunim bilateral doganor mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, bashkëpunimin në suaza të marrëveshjes për tregti të lirë (CEFTA) si dhe bashkëpunimi në vendkalimin kufitar.

Gjatë javës së kaluar, doganierët kanë ndalur disa tentime për kontrabandë të mallrave të ndryshëm, me çka përkohësisht janë konfiskuar deviza, miksetë, pjesë nga makina për përzierjen e llaçit, veshje, këpucë, çanta dhe rripa.

Në vendkalimin kufitar Deve Bair, doganierët kanë ndalur  një tentim për kontrabandë të narkotikëve, është zbuluar dhe ndaluar kontrabandë të 10 kg mariuhanë.

Gjatë javës së kaluar, doganierët kanë ndalur shumë tentime për kontrabandë të mallrave të ndryshme dhe përkohësisht janë konfiskuar cigare, puro, thika për puro, parfume,  deviza dhe pajisjet për sistemet e mbikqyrjes video.

Drejtoria doganore e RM, duke vepruar sipas parregullsive të konstatuara, në muajt janar dhe shkurt 2018 deri te prokuroritë publike kompetente ka parashtruar 11 kallëzime penale kundër 4 personave juridik dhe 10 kundër personave fizik, për shkak dyshimit se kanë kryer vepra penale “Prodhim i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. “Kontrabandë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, dhe “Shkelja e të drejtave nga pronësia industriale dhe përdorimi i pautorizuar i kompanisë në emër të personi tjetër”