Në kuadër të Programit të Verës për të vizituar eksportuesit më të mëdhenj, përfaqësuesit e Drejtorisë Doganore të udhëhequr nga Drejtori z. Gjoko Tanasoski më 20 korrik 2018 vizituan kompaninë Alkaloid AD Shkup.

Në periudhën e pushimeve verore dhe rritjen e frekuencës në vendkalimet kufitare, me qëllim për t’ju shmangur mbajtjes së gjatë të pasagjerëve dhe mallrave, ju kujtojmë për mundësinë e një korridori të lirë 24 orësh për lëvizje me prioritet të mallrave të gjalla dhe mallrave të freskëta në vendkalimet kufitare Tabanovcë dhe Bogorodicë.

Për operatorët ekonomikë të përfshirë në tregtinë ndërkombëtare, rregullat e origjinës janë të rëndësishme për disa arsye. Ato mund të ndikojnë në aftësinë e operatorit ekonomik për të marrë pjesë në tregun ndërkombëtar, mund të ndikojë në çmimin dhe konkurrueshmërinë e produktit në tregun ndërkombëtar, ndikojnë në vendimet ku kompanitë të investojnë dhe nga ku të zgjedhin furnizuesit e tyre të lëndëve të para dhe mallrave të ndërmjetme.

Gjatë javës së kaluar, doganierët penguan disa tentativa për kontrabandë të mallrave të ndryshme, ku përkohësisht janë konfiskuar cigare, deviza dhe veshje.

Sot (6 korrik 2018), përfaqësuesit e Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë, të kryesuar nga Drejtori z. Gjoko Tanasoski, zhvilluan një takim me përfaqësuesit e Drejtorisë Doganore të Republikës së Shqipërisë, në njësinë Doganore të Qafthanës, të kryesuar nga Drejtoresha Znj. Belinda Ikonomi.