Ju njoftojmë se Administrata Doganore e Republikës së Maqedonisë ka filluar me mënyrë të re për përcaktimin e vlerës doganore gjatë importimit të makinave për pasagjerë, të kombinuar, kamionë dhe motoçikleta të përdorura (në tekstin e mëtejmë: automjetet motorike të përdorura).

Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë në drejtim të modernizimit dhe përdorimit të teknologjive moderne në veprimtarinë e saj të përditshme, me mbështetjen e Programit të Eksportit dhe Sigurisë së Kufirit (EXBS) pranë Ambasadës Amerikane,  me 29 maj 2018 lëshoi në përdorim sistem të ri për zbulimin e narkotikëve dhe eksplozivëve.

Më 30 maj 2018 u zhvillua një ngjarje zyrtare ku u hap terminali i ri doganor në kalimin kufitar Tabanovc. Përmirësimi i terminalit, i financuar nga Bashkimi Evropian, do të lehtësojë tregtinë ndërkufitare përgjatë Korridorit 10 dhe zbatimin e procedurave doganore në kapacitete moderne. Kjo ofron shërbime më të mira për operatorët ekonomikë për transport më të shpejtë dhe më të lirë të mallrave të tyre përtej kufirit. Është po aq e rëndësishme që terminali i përmirësuar do të kontribuojë në rritjen e sigurisë së Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj.

Ju njoftojmë se transporti ndërkombëtar i mallrave përmes vendkalimit kufitar Bllacë prej 29.05.2018 është normalizuar.

Ju njoftojm se pas njoftimit nga Shërbimi Doganor i Kosovës për shkak të mbylljes së përkohshme të rrugës Kaçanik - Hani Elezit  të shkaktuar nga rrëshqitja e dheut dhe gjendjesnë teren nga sonte në mesnatë vendkalimi kufitar Bllacë do të jetë i mbyllur për transportin ndërkombëtar të mallrave.