Më 16 prill 2019 në Athinë u mbajt një takim bilateral midis delegacioneve të Drejtorisë  Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë. Takimi i delegacioneve u zhvillua në drejtim të realizimit të partneritetit strategjik dhe forcimit të bashkëpunimit midis dy vendeve, të krijuara në kuadër të Marrëveshjes së Prespës, si dhe Plani i Veprimit për intensifikimin dhe pasurimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç është e paraparë me marveshjen e Prespës, si dhe bashkëpunimin në pikat kufitare.

Sot, Drejtoria Doganore  shënon njëzet e shtatë vjetorin e themelimit të saj si një organ administrativ shtetëror.

Me rastin e 14 prillit, ditës së Doganës, fëmijët e SOS fshatit vizituan Drejtorinë e doganave, ku u pritën nga nikoqiri, zv/drejtori Irfan Buçi.

Doganierët e  vendkalimit  kufitar Tabanovcë ndaluan një tentim për kontrabandim të një  sasie  të madhe marihuanës.

Drejtoria doganore publikisht ju fton dhe ju njofton se me datën 20.03.2019 me fillim nga ora 13:00, në sallën nr. 1 në Fakultetin Juridik   Ss. Kirili dhe Metodi – Shkup       (i cili ndodhet në Bul "Goce Dellçev", Nr 9b.) do të kryhet dhënja e provimit profesional – pjesa e parë (në teori) me të cilin do të verifikohet  njohuria teorike dhe kompetencat profesionale të përfaqësuesve të licencuar, për shkak të  zbatimit të pavarur të rregulloreve doganore në praktikë.