Gjatë dy javëve të fundit, doganierët zbuluan disa tentativa për kontrabandë të mallrave të ndryshme, ku përkohësishtjanë konfiskuar mjete, pjesë për dyer, pjesë për makina kafeje, kozmetikë, devize, furnizime shkollore, aparate mjekësore, cigare, duhan, falsifikime dhe të tjera.

Drejtoria Doganore organizon dhe zhvillon trajnime paraprake për përfaqësues të licencuar. Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë "Aplikim për ndjekjen e trajnimit paraprak dhe marrjen e provimit profesional" dhe kompensim  përkatës të paguar jo më vonë se 30.08.2019.

Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të aktiviteteve të rregullta në vendkalimet kufitare Tabanovcë fqinje me Serbinë dhe Bogorodicë fqinje me Greqinë, parandaloi përpjekjet për futjen ilegale të cigareve dhe duhanit të papërpunuar të destinuar për shitje të paligjshme në tregun maqedonas. Në vendkalimin kufitar Tabanovcë, në hyrje prej Republikës së Serbisë u konfiskuan 16.5 tonë cigare, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë, në hyrje prej Greqisë u konfiskuan  13 tonë duhan i papërpunuar.

Drejtoria Doganore me qëllim të përgatitjes së komunitetit të biznesit për  të punuar me sistemin e ri për përpunimin e deklaratave doganore, organizon trajnime për kryerjen e një procedure të eksportit me aplikimin e CDEPS.

Drejtoria Doganore informon për Vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes në pakicë të derivateve të naftës dhe karburanteve të transportit të përcaktuara në përputhje me Metodologjinë, të miratuar në takim të Komisionit Rregullator të Energjisë për Shërbimet e Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut më 27.05.2019, me aplikimin nga 00:01 më 28 maj 2019, për njohjen tuaj dhe trajtimin e mëtejshëm.