Edhe këtë vit nëpunësit doganor në mbarë botën përmes aktiviteteve të organizuara festojnë 26 janarin, Ditën ndërkombëtare të doganës. Festohet nën slloganin “Dogana kujdeset për mirëqenien e qytetarëve, prosperitetin dhe planetin”, me një përkushtim të pretendimeve të përbashkëta për sigurimin e zinxhirit ndërkombëtar për furnizim dhe sigurim të nevojave bashkëkohore dhe të posaçme të qytetarëve dhe shoqërisë. Potencohet siguria, prosperiteti dhe kushtet e sigurta dhe të shëndosha, domosdoshmëria për garantimin e standardeve ekonomike, ku autoritetet doganore bashkërisht me institucionet dhe organet tjera që veprojnë në kontroll, në mënyrë mbrojtëse dhe lehtësuese.

Sot, më datë 22 janar, në hapësirat e Laboratorit doganor solemnishtë është promovuar pajisje shumë e sofistikuar e prokuruar falë Komisionit evropian përmes programit IPA.

Drejtoria për punë doganore dhe të hyra e Mbretësirë së Bashkuar, Drejtorisë së doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut i dhuroi një skaner të ri të sofistikuar për kërkimin e automjeteve. Donacionin e dhuroi z. Adam Woodrow, oficer i lartë i Drejtorisë për punë doganore dhe të hyra të Mbretërisë së Bashkuar. 

Gjatë ditës së sotme, me kërkesë të një pjese të importuesve të automjeteve të përdorura kanë mbajtur takim pune në hapësirat e Drejtorisë së doganave. Në takim ishin të pranishëm përfaqësues të importuesve që kanë dhënë vërejtje për zbatimin e Ligjit për tatimin e automjeteve motorike që ka hyrë në fuqi nga data 01.01.2020. 

 

Nga shkaku i përditësimit të Modulit për sistem të kontrollit të lëvizjeve të të mirave të akcizës në procedurën e prolongimit të akcizës, Drejtoria e doganave njofton përdoruesit e sistemit se deri në ora 21.00 lëvizja do të zhvillohet në procedurë rezervë me zbatimin e dokumentit administrativ me letër, pas cilës periudhë mund të kaloj tek parashtrimi i dokumentit të akcizës me letër.