Delegacioni  i Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë më 11.12.2018 në Beograd mori pjesë në konferencë ndërkombëtare në kuadër të projektit "Përshpejtimi i përparimit të politikave efektive tatimore për duhan në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme".

Më 13 dhjetor të vitit  2018, drejtori i  Drejtorisë Doganore z. Gjoko Tanasoski në Ministrinë e punëve të brendshme, mori pjesë në dorëzimin ceremonial  të një donacioni të pajisjeve dhe automjeteve, të cilat do të përdoren nga njësitë organizative kompetente të Ministrisë së punëve të brendshme dhe nga  institucionet tjera  kompetente në vend, duke përfshirë edhe Drejtorinë doganore të Republikës së Maqedonisë.

Sot në Drejtorinë e doganës është realizuar takim protokolar ndërmjet Drejtorit të Doganave, z Gjoko Tanasoski, dhe Ambasadorit të misionit në Shkup të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), z Clemens Koja.

Gjatë dy javëve të fundit, doganierët zbuluan disa përpjekje për kontrabandimin e mallrave të ndryshme, përkohësisht  janë konfiskuar  devize, pjesë të automjeteve, shirita për shtrngim të mallit, motorë elektrikë, telefona celularë, materiale dentare, pem dhe perime të freskëta, veshje të përdorura të skive dhe fallsifikime.

Më 7 dhjetor 2018, në ambientet e Drejtorisë Doganore u mbajt një takim midis Drejtorit të Drejtorisë Doganore, Gjoko Tanasoski dhe Guvernatores së  Bankës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë, Dr. Anita Angelovska-Bezoska.