Në drejtim  të digjitalizimit të proceseve të punës, Drejtoria Doganore ka filluar me aktivitetet e projektit E-Dogana, nëpërmjet të cilit është planifikuar përdorimi i sistemit të ri për përpunimin e deklaratave doganore (CDEPS).

Gjatë dy javëve të fundit, doganierët zbuluan një përpjekje për kontraband të drogës dhe disa përpjekje për kontrabandimin e mallrave të ndryshme, ndërsa përkohësisht u konfiskuan mjete elektrike, biçikleta elektrike, autopjesë, këpucë, veshje, pajisje për skijim, cigare, pej për qepje dhe falsifikime.

Në periudhën prej 05.02. deri më 14.02.2019, Drejtoria doganore ka mbajtur trajnime paraprake për 36 trajnues- kandidatë të cilët kanë për qëllim të japin   provim për përfaqësues në procedurat doganore.

Sot (14.02.2019) në zyrat e Drejtorisë Doganore u mbajt një mbledhje protokolare ndërmjet Drejtorit dhe përfaqësuesve të drejtorisë së Doganës dhe Ambasadorit të Republikës së Francës, H.E. Kristian Timonie me bashkëpunëtorët e tij.

Duke i ndjekur trendet e Bashkimit Evropian për digjitalizimin e të gjitha aspekteve nga puna doganore, Drejtoria Doganore sot i promovoi kurset për mësim elektronik të përkthyera  dhe të përshtatura në gjuhën maqedonase.