Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Serbisë më 12.07.2019 nënshkruan një Marrëveshje për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta në vendkalimin kufitar Tabanovce - Preshevë. Kështu, të dy vendet janë të parat në Ballkanin Perëndimor që fillojnë kontrollin e përbashkët të kufijve. Fillimi zyrtar i kontrolleve të përbashkëta pritet deri në fund të gushtit 2019.

Ministria për Mjedis Jetësor dhe PlanifikimHapsinor  ka dërguar një letër Drejtorisë Doganore duke informuar se importi dhe eksporti i mallrave të reja teknike me mjete ftohëse do të kryhet pa leje që deri më tani është lëshuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor.

Në kuadër të programit veror për vizitën e kompanive vendase dhe në mbështetje të aktiviteteve të tyre nga Drejtoria Doganore, sot u realizua një takim me menaxhmentin e fabrikës së tekstilit VPTEX Macedonia.

Rritja e fortë ekonomike paraqet sa më shumë përfshirje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në zinxhirët e furnizimit global, ndërsa Dogana duhet të jetë nxitësi kryesor i këtyre ndryshimeve.

Po diskutojmë për mundësitë për marrjen e autorizimit për Operator Ekonomik të Autorizuar, përdorim më të madh të procedurave doganore të thjeshtuara dhe lehtësime të tjera doganore. Si një firmë maqedono-holandeze, Havep është një lider në zgjidhjet inovative për rritjen e produktivitetit. Të gjitha këto përfitime doganore duhet të kontribuojnë në reduktimin e kostove, përmirësimin e kohës së kalimit të kufirit dhe rritjen e konkurrueshmërisë së kompanive maqedonase.

66855884_1149804641888805_3249745777127325696_n
66855884_1149804641888805_3249745777127325696_n
67493149_352727692069533_5233705868251365376_n
67493149_352727692069533_5233705868251365376_n
Previous Next Play Pause
1 2

 

Drejtoria Doganore informon publikun se në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 143 nga 12.07.2019 është publikuar Ligji për ndryshimin dhe shtimin e Ligjit për akciza, me të cilin shtyhet zbatimi i tij deri më 01 nëntor 2019.

Gjatë dy javëve të fundit, doganierët zbuluan disa tentativa për kontrabandë të mallrave të ndryshme, ku përkohësishtjanë konfiskuar mjete, pjesë për dyer, pjesë për makina kafeje, kozmetikë, devize, furnizime shkollore, aparate mjekësore, cigare, duhan, falsifikime dhe të tjera.