Sot (14.02.2019) në zyrat e Drejtorisë Doganore u mbajt një mbledhje protokolare ndërmjet Drejtorit dhe përfaqësuesve të drejtorisë së Doganës dhe Ambasadorit të Republikës së Francës, H.E. Kristian Timonie me bashkëpunëtorët e tij.

Duke i ndjekur trendet e Bashkimit Evropian për digjitalizimin e të gjitha aspekteve nga puna doganore, Drejtoria Doganore sot i promovoi kurset për mësim elektronik të përkthyera  dhe të përshtatura në gjuhën maqedonase.

Më 6 shkurt të vitit 2019, me iniciativë të Sektorit për kontroll dhe hetime të Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë, u realizua  vizitë pune në Drejtorinë Doganore të Republikës së Kosovës.  

Drejtori i Drejtorisë doganore sot vizitoi njësinë doganore Shkupi 4 (1014) në kuadër të pilot projektit për instalimin e E-dogana.

Ju njoftojmë se sot (05.02.2019) do të lëshohet  në përdorim version i ri i sistemit njësportel  për import, eksport dhe tranzit të mallrave dhe kuotave tarifore - EXIM. Versioni i ri i EXIM është i integruar me sistemin e ri për deklaratat e përpunimit dhe dokumentet e akcizës (CDEPS)  dhe sistemit  Mjedis i integruar Tarifor (MIT), dhe njëkohësisht është modernizuar me funksionalitet të ri për operatorët ekonomikë.