Drejtoria doganore ka sjell manualin e ri për operatorin e autorizuar ekonomik i cili paraqet rumbullaksimin e procesit të harmonizimit me legjislacionin doganor të Bashkimit Evropian në pjesën e cila e rregullon statusin OAE. Operatori i autorizuar ekonomik me fitimin e statusit ka shumë përfitime si zvogëlimin e kontroleve fizike dhe dokumentare, prioritet në rast kur përzgjedhen për kontroll, zgjedhja e vendit për kontroll, përparësi gjatë vendosjes për kërkesat e dërguara në Drejtorinë doganore, qasje më të lehtë në thjeshtëzimet doganore dhe mundësi për njohjen reciproke të miratimeve të lëshuara me vendet e tjera.

Gjatë javës së kaluar, doganjerët zbuluan një përpjekje për dalje ilegale të migrantëve, si dhe disa përpjekje për kontrabandimin e mallrave të ndryshme, ku përkohësisht janë konfiskuar telefona celularë, fena motorik, pjesë të sistemit për ujitje, cilindra për brava, veshje dhe falsifikime.

Drejtoria për punë dhe të ardhura doganore e Mbretërisë së Bashkuar,Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i dhuroi pajisje të reja të sofistikuara për kërkimin e automjeteve. Donacionin e dorëzuan Ambasadorja Britanike Rachel Galloway dhe David Hunley, Drejtor për Operacione Ndërkombëtare, në një aktivitet festiv i mbajtur sot  më 8 maj 2019.

Drejtoria Doganore në bashkëpunim me Organizatën Botërore Doganore nga 22-24.10.2019 në Shkup do të jetë mikpritës në Konferencen e 14-të Botërore të Doganave PIKARD. Përzgjedhja e Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut për mikpritës të kësaj konference është një konfirmim i progresit të reformës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për përfshirjen në zinxhirët globalë të ekonomisë botërore, modernizimin e punës doganore dhe lehtësimin e tregtisë.

Drejtoria doganore në përgatitje të  përfaqsuesve doganor për punë me sistemin e ri të përpunimit të deklaratave doganore përgatiti program për trajnim. Sipas këtij programi, përfaqsuesit doganor do të mund të njoftohen me mënyrën e punës me sistemet CDEPS dhe MIT, sistemet bazë për kryerjen e procedurave doganore.