Gjatë kontrolit të thelluar në drejtim të rrugës  Veles - Shkup, inspektorët doganorë zbuluan 45 (dyzet e pesë) emigrantë pa dokumente identifikimi.

Drejtoria Doganore nga 22-24.10. do të jetë mikpritës i konferencës  më të rëndësishme të Organizatës Botërore të Doganave - PICARD (Partneritet në hulumtimet dhe zhvillimet Doganore), e cila do të mbahet në Shkup. Konferenca organizohet  në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Doganave dhe Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi" - Shkup.

Më 4 tetor 2019, në Beograd u mbajt një takim bilateral midis përfaqësuesve të Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Drejtorisë Doganore të Republikës së Serbisë.

Në vendkalimin kufitarë Bogorodicë, në dalje nga vendi, më 6 tetor 2019, u sekuestruan rreth 45 kg marihuanë.

Sipas strategjisë së Drejtorisë Doganore për forcimin e marrëdhënieve të partneritetit me komunitetin e biznesit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot drejtori Gjoko Tanasoski realizoi një takim afarist me kompanitë Aktiva DOO Shtip - një nga kompanitë kryesore me reputacion ndërtimi me reputacion të lartë dhe legjitimitet të pamohueshëm në industri, si dhe me ALBATROS - një kompani moderne për veshje prodhues i këmishave me cilësi të lartë.