Drejtoria e doganave ju informon se janë përgatitur Certifikatat e Trajnimit paraprak për përfaqësuesit e licencuar të mbajtur nga data 11 - 20.02.2020.

Në kuadër të Konferencës së CEFTA - Looking back and moving forward e organizuar nga GIZ, CEFTA dhe Komisioni Evropian, mbajtur në Tivat, Mali i Zi, Drejtori i Drejtorisë së doganave si panelist dhe kryetar i Nënkomitetit të Doganave të CEFTA prezantoi për lehtësimin e tregtisë dhe digjitalizimit.

Zbatimi i njohjes ndërkombëtare të OAE, profileve të përbashkëta të analizës së rrezikut dhe SEED + duhet të fillojnë këtë vit. 

87482252_567447687183648_5632199582583619584_n
giz (159)
giz (161)
giz (169)
giz (181)
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Drejtoria e doganave e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, zhvilluan sot dy veprime kundër shitjes së paligjshme të cigareve, duhanit të prerë dhe produkteve të tjera të duhanit.

Më datë 18 shkurt 2020, Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së doganave, z. Gjoko Tanasoski vizitoi fabrikën e pjesëve të automjeteve Telamon, një fabrikë që prodhon makina bashkuese, makina prerëse automatike, shirita, makina prerëse dhe mbyllëse.

Takimi dypalësh i zhvilluar dje në mes Ministrit të mjedisit dhe ujërave të Republikës së Bullgarisë, Emil Dimitrov dhe Ministrit të Mjedisit dhe planifikimit hapsinor, Nnuredini, u përqëndrua në forcimin e kontrollit të lëvizjes ndërkufitare të mbeturinave.