Delegacioni i Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga Drejtori  z. Gjoko Tanasoski më 23 dhe 24 Shtator 2019, mori pjesë në një Takim Shpjegues në Bruksel, për Kapitullin 29 (shqyrtim të pajtueshmërisë së Legjislacionit të Brendshëm Doganor me Legjislacionin e Unionit Doganor) si pjes e përgatitjeve për fillimin e negociatave për hyrje në BE.

Drejtoria Doganore, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, ka përgatitur një propozim ligj për tatim të automjeteve motorike i cili pritet të kontribuojë në rritjen e pjesës së automjeteve me efikasitet energjetik të cilët nuk do të kontribuojnë në rritjen e ndotjes së mjedisit  jetësor.

Sot për her të parë u mbajt  një ngjarje rajonale B2B e organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-perëndimore dhe e mbështetur nga USAID përmes projektit "Krijimi i Mundësive për Punë për NMVM në Maqedoninë Veriore", ose më saktë si pjesë e aktivitetit të dytë të projektit Qasja në Tregjet e  biznesit të  OEMVP. Përfshihen tre vende - Republika e Maqedonisë së  Veriut, Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë.

Më (18 Shtator 2019), Drejtori i Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski dhe Drejtori Rajonal i shoqatës holandeze të biznesit jo-fitimprurës REACT B.V., Eli Mufishovski nënshkruan një Memorandum për bashkëpunim dhe parandalim të tregëtisë me mallëra të falsifikuara dhe pirate.

Deni Internacional është bartës i ri i miratimit të Operatorit të Autorizuar Ekonomik, i shtati me radhë.