Ky twining projekt, i cili filloi në janar 2020, ka një qëllim specifik, që synon harmonizimin e legjislacionit tatimor dhe doganor, në përputhje me legjislacionin përkatës të BE-së dhe praktikat më të mira. Qëllimi është të përmirësohet analiza ekonomike dhe parashikimi i të hyrave, së bashku me modelimin dhe forcimin e kapacitetit operacional dhe administrativ të institucioneve kryesore në sistem.

Për më tepër, projekti synon të thjeshtojë procedurat tatimore dhe doganore, përfshirë deklarimin dhe pagesën duke zvogëluar procedurat administrative dhe kostot që do të rezultojnë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve tatimore dhe doganore të ofruara për qytetarët.

Qëllimi kryesor i projektit lidhet drejtpërdrejt me zbatimin e Strategjisë së reformës së sistemit tatimor. Në kuadër të projektit janë realizuar një seri mbledhjesh pune dhe aktivitetesh. Të gjitha aktivitetet janë të shënuara në buletinin bashkangjitur:

Twinning Newsletter