Drejtori i Drejtorisë së doganave, Gjoko Tanasoski, sot, më datë 25.06. së bashku me drejtorët e drejtorive të doganave, morën pjesë në Takimin e erejtorëve të përgjithshëm të Organizatës botërore të doganave. OBD është një qendër ndërkombëtare e njohur për ekspertizën doganore dhe ka një rol kryesor në zhvillimin, promovimin dhe zbatimin e sistemeve dhe procedurave moderne doganore. Në kontekstin e pandemisë Covid-19, takimi u mbajt përmes video-konferencës.

Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e OBD-së, të cilën e përfaqëson Drejtoria e doganave. Vendi ynë është palë në shumë konventa dhe instrumente të OBD-së, të tilla si Konventa e sistemit të harmonizuar, Konventa e rishikuar e Kiotos për lehtësimin dhe përshpejtimin e procedurave doganore, Kuadrin për sigurinë e tregëtinë ndërkombëtare dhe standardet e sigurisë.

Në takim, pas komenteve të Kryetarit të Këshillit dhe Sekretarit të përgjithshëm të OBD-së, u miratuan ndryshimet e propozuara në Sistemin e harmonizuar versioni 2022, të cilat u miratuan nga Komiteti për sistemin e harmonizuar, u konfirmua zgjatja e mandateve për pozicione të caktuara menaxheriale të organeve punuese të Këshillit dhe u pranuan emërimet për strukturat e punës përgjegjëse për çështje në fushën e politikës, auditimit dhe financave.

Qëllimi kryesor i Organizatës botërore të doganave është të arrijë një efikasitet dhe efektivitet më të madh të administratave doganore që janë anëtare (183 shtete anëtare), të cilat ndihmohen në arritjen me sukses të synimeve të përcaktuara në nivelin kombëtar, në fushën e vjeljen e tatimeve, sigurinë kombëtare, lehtësimin e tregtisë, mbrojtjen e komunitetit dhe mbledhjen e të dhënave statistikore. Drejtoria e doganave e Republikës së Maqedonisë së Veriut merr pjesë në shumë forma dhe organe të OBD-së, dhe Sekretari i përgjithshëm Kunio Mikurija (Japoni) vizitoi Drejtorinë e doganavr vitin e kaluar. 

1
1
2
2
4
4
Previous Next Play Pause
1 2 3