Drejtoria e doganave ju informon se janë përgatitur Certifikatat e Trajnimit paraprak për përfaqësuesit e licencuar të mbajtur nga data 11 - 20.02.2020.

Të gjithë kandidatët që kanë ndjekur rregullisht këtë trajnim paraprak duhet të vijnë personalisht (me dokument identifikimi) në ambientet e Drejtorisë së doganave në adresën “Lazar Liçenoski” numër 13 Shkup (Ndërtesa e vjetër) në katin e parë në Seksionin e procedurave doganore dhe tatimore, Dhoma numër 10 çdo ditë pune nga 8:30 e mëngjesit deri në orën 4:30 pasdite, për të marrë Certifikatat, duke filluar nga data 02.03 deri 06.03.2020.

Nëse disa nga kandidatët nuk janë në gjendje (për ndonjë arsye) të vijnë personalisht dhe të marrin Certifikatën e trajnimit paraprak të vizituar, atëherë Certifikata mund të merret në emër të tyre nga çdo person i angazhuar prej tyre, i cili person duhet të legjitimoj veten me letërnjoftim. 

Nëse në këtë mënyrë kandidatët nuk do të jenë në gjendje të marrin Certifikatat e tyre, atëherë Drejtoria e doganave do t'i dërgojë ato në adresën e shtëpisë të treguar në formularin e aplikimit.

Kandidatët të cilët nuk do të jenë në gjendje të marrin Certifikatat në dy mënyrat e mëparshme ose dëshirojnë që Certifikatat të dorëzohen me postë në adresën e shtëpisë së tyre, janë të detyruar të njoftojnë personin përgjegjës për çështje eksperte dhe administrative, Vesna Petreska, me e-mail në adresën e mëposhtme të emailit: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.