Automjetet do të taksohen sipas kategorisë ekologjike. Nga një janari, për automjetet deri në 10.000 euro vlerë, shuma e tatimit do të përllogaritet vetëm sipas emisionit të CO2. Diferenca në kategorinë ekologjike të automjeteve do të reflektohet në lartësinë e tatimit edhe kur bëhet fjalë për automjetet me motorë me naftë edhe ato me benzinë. Automjeti me vlerë të njëjtë dhe emision të njëjtë CO2, nëse është me motor benzinë do të paguaj tatim më të vogël. Për shembull, për të gjitha automjetet me vlerë deri në 10.000 euro dhe emision CO2 prej 130 gram në kilometër, nëse janë me motor me benzinë tatimi do të jetë 6.500 denarë ndërsa nëse motori është me naftë – dyfish më shumë. 

-Presioni i sektorit civil rreth ndotjes së ambientit është i ashpër dhe me të drejtë, ngase për shëndetin nuk ka alternativë. Ministria e financave dhe Drejtoria e doganave i përgjigjen një pjese të sfidave lidhur me ndotjen e ajrit me një zgjidhje sistemore ad-hok. Të mërkurën e kaluar deputetët kanë votuar Ligjin e ri për automjetet motorike. Me këtë për herë të parë hyn në fuqi parimi: nëse automjeti më pak ndot, për të ka më pak tatim – nënvizoi ministrja e financave Nina Angelovska në prezantimin e rregullores për taksimin e automjeteve të importit. 

Drejtori i Drejtorisë së doganave Gjoko Tanasoski theksoi se motivimi i qytetarëve që të prokurojnë automjete që më pak ndotin do të jetë një pretendim i përbashkët i më shumë institucioneve ku planifikohet zbatimi i masave të posaçme. Numrat aktual referojnë në atë se 82 përqind të automjeteve të prokuruara  janë të përdorura, ndërsa vetëm 18 përqind janë automjete të reja.  

Me Rregulloren, të cilën Qeveria do ta shqyrtoj në seancën e nesërme, rregullohet mënyra e përllogaritjes së tatimit të automjeteve motorike në bazë të dy kritereve: emisionit të dioksidit të karbionit – CO2 shprehur në gram për kilometër dhe vlerës së automjetit. Automjetet me emision më të ulët CO2 nbelin ekonomikisht më ekonomike për prokurim në drejtim të atyre që kanë emision më të lartë të CO2. 

Ministrja Angeloska theksoi se Ligji i ri për tatim të automjeteve motorike është ligji I parë për taksimin e automjeteve që nuk mban llogari vetëm për lartësinë e të hyrave në buxhet por për herë të parë përfshinë komponentën që stimulon prokurimin e automjeteve ekologjike dhe me këtë kontribuon në reduktimin e ndotjes. Me këtë stimulohet përtëritja e automjeteve të bazës sistemore, që është shumë e rëndësishme, ngase automjetet në vend janë të vjetra mes 15 dhe 18 vjet. 

Në buxhetin për vitin 2020 të hyrat buxhetore nga tatimi I ri pritet të jenë aq sa edhe akciza e automjeteve për vitin 2019. 

- Me ndryshimet do të stimulohet prokurimi i automjeteve të reja nga tatimet për automete të caktuara, ato që përdoren për ndihmën e parë, shërbime funerali dhe kthimin e tatimit të paguar për automjete të reja destinuar për taksa dhe shërbime transporti, ku kthimi i tatimit varet nga qëllimi konkret i automjetit. Te automjetet motorike do të ketë 25 përqind kthim të tatimit, ndërsa tek automjetet me sedilje 7+1 dhe 8+1 do të përdoren taksa dhe shërbime edhe për nevojat e kompanive dhe do të kthehet tatimi edhe deri në 80 përqind. Për inicimin e nevojës së automjeteve elektrike, për të gjitha kategoritë e këtij lloji është paraparë lirim nga një tatim i posaçëm i automjeteve motorike. Automjetet hibride do ti nënshtrohen lirimit deri në 50 përqind të tatimit – theksoi Tanasoski.     

Sipas automjeteve në vend, vlerësimi është se emisioni mesatar i CO2 është rreth 170 gr./km. kufiri që është vendosur për prodhuesit e automjeteve të reja për vitin 2020 në BE është 95 gr./km CO2. Për momentin prerja e vendeve të BE-së është 130-140 gr./km CO2. Në nivel të BE-së automjetet janë përgjegjëse për afro 12 përqind të emisioneve totale të dioksidit të karbonit, gasit kryesor. 

viber_image_2019-12-27_14-41-43
viber_image_2019-12-27_14-43-57
viber_image_2019-12-27_14-44-24
Previous Next Play Pause
1 2 3