Siç ishte e lajmëruar nga 22-24.10.2019  Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të jetë mikpritës e konferencës më të rëndësishme të Organizatës Botërore të Doganave - PIKARD (Partneritet në Hulumtimet dhe Zhvillimet Doganore), e cila do të mbahet në Hotelin Hilton në Shkup. Në konferencën priten rreth 200 mysafir nga më shumë se 50 vende, ekspertë doganorë dhe akademikë të cilët do të prezentojnë punimet e tyre kërkimore.

Tema e Konferencës së 14-të PIKARD, e organizuar në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Doganave dhe Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi" - Shkup, është "Kufijtë e menqura për tregti të qetë, udhëtime dhe transport", me qka  konfirmohet angazhimi i administratave doganore në të gjithë botën për lëvizje të lirë të mallrave, udhëtarëve dhe mjete transporti përtej kufijve.

Tema të tjera të cilat do të trajtohen në konferencë, duke paraqitur punime shkencore dhe praktike do të janë: Big Data Analytics- Analitika e të dhënave të mëdha, Koordinimi dhe Bashkëpunimi Kufitar, E-Tregtia Ndërkufitare, Zonat Speciale Ekonomike, Teknologjia e vendkalimeve  Kufitare dhe Zvogëlimi I protekcionizmit.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, konferencën do ta hap Kryeministri z. Zoran Zaev, a  fjalim përshëndetës do të kenë edhe Drejtori i Drejtorisë  Doganore, m-r Gjoko Tanasoski, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave Kunio Mikuria dhe Ana Ço - Drejtor i Shërbimit Doganor të Koreas.

Zgjedhja e Organizatës Botërore të Doganave, Republika e Maqedonisë së Veriut  të jetë vend mikpritës i kësaj konference prestigjioze, është konfirmim i përparimit dhe angazhimit të reformës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë Doganore për tu kyçur në zinxhirët globalë të ekonomisë botërore, modernizimi i punës doganore dhe lehtësimin e tregtisë.

Organizata botërore doganore çdo vit, në pjesë të ndryshme të botës organizon konferencën PIKARD në bashkëpunim me Administratën Doganore të vendit pritës. Deri më tani vendet mikpritëse kanë qenë Turqia, Zvicra, Maroko, Rusia, Meksika, Azerbejxhani, Filipinet, Tunizia dhe të tjera.

PIKARD konferencat janë një mundësi e shkëlqyeshme për rrjetëzimin e stafit shkencor të administratave doganore në të gjithë botën, dhe në të njëjtën kohë çdo punim shkencor është një bazë për përgjigjen dhe përshtatjen e politikave doganore në kërkesat bashkëkohore të tregtisë dhe shkëmbimit të mallrave dhe shërbimeve.

Hapja oficijale e konferencës do të jetë më 22.10.2019 nga ora 10:00 deri 11:00h. Për më shumë informata, Ju lutemi drejtohuni deri te Kabineti i drejtorit të Drejtorisë Doganore,  e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.