Gjatë kontrolit të thelluar në drejtim të rrugës  Veles - Shkup, inspektorët doganorë zbuluan 45 (dyzet e pesë) emigrantë pa dokumente identifikimi.

Përkatësisht, më 13 tetor 2019, pas mesnatës në drejtim të rrugës Veles – Shkup në stacionin pagesor  "Otovica" në autostradën Veles - Shkup, Ekipet Mobile doganore ndaluan një automjet "Iveco" me targa të Shkupit, i drejtuar nga 28 vjeçari  banor i fshatit Marvinci, Valandovë. Në pjesën ngarkuese të automjetit u gjetën 45 persona- migrantë pa dokumente identifikimi.

Personat dhe automjeti iu dorëzuan Ministrisë së punëve të Brendshme për veprim të mëtutjeshëm.

114102019 vesti