Drejtoria Doganore nga 22-24.10. do të jetë mikpritës i konferencës  më të rëndësishme të Organizatës Botërore të Doganave - PICARD (Partneritet në hulumtimet dhe zhvillimet Doganore), e cila do të mbahet në Shkup. Konferenca organizohet  në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Doganave dhe Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi" - Shkup.

Tema vjetore e konferencës është "KUFIJT E MENQURA për tregti të qetë, udhëtime dhe transport", duke u përqëndruar në angazhimin për lëvizjen e qetë të mallrave, udhëtarëve dhe mjeteve të transportit përtej kufijve. Temat që do të trajtohen në konferencë duke paraqitur punime shkencore dhe praktike janë: Big Data Analytics, Koordinimi dhe Bashkëpunimi Kufitar, E-Tregtia Ndërkufitare, Zonat Speciale Ekonomike, Teknologjia e vendkalimeve  Kufitare dhe Zvogëlimi I protekcionizmit.

Në konferencën e këtij viti pritet të marrin pjesë rreth 200 njerëz nga më shumë se 80 vende, ekspertë të doganave, profesorë, konsultantë.

Konferencën do ta hap Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Zoran Zaev, Drejtor i Drejtorisë Doganore m-r Gjoko Tanasoski, Sekretari gjeneral i Organizatës Botërore të Doganave Kunio Mikuria dhe Ana Ço - Drejtor i Shërbimit Doganor të Koreas.

Organizimi i konferencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut është një konfirmim i përparimit dhe angazhimit të reformës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së  Veriut, Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë Doganore për përfshirje në zinxhirët globalë të ekonomisë botërore, modernizimit të punës doganore dhe lehtësimin e tregtisë.

Më shumë informacione në:

https://www.eiseverywhere.com/ehome/picard2019/916719/