Më 4 tetor 2019, në Beograd u mbajt një takim bilateral midis përfaqësuesve të Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Drejtorisë Doganore të Republikës së Serbisë.

Në takimin u diskutua për aktivitetet e përbashkëta aktuale të ndërmarra nga të dy shërbimet për të lehtësuar punën doganore. Tema e takimit ishte situata në lidhje me One Stop Shop në Pikën e Kalimit Kufitar Tabanovce / Preshevë, d.m.th. aktivitetet që duhen ndërmarrë nga të dy palët për të përshpejtuar më tej trafikun, kryesisht për automjetet e transportit  në këtë vendkalim kufitar. Ndër të tjera, të dy palët ranë dakord se ishte e nevojshme të lejohej përdorimi i një korsi rruge në anën hyrëse në vendkalimin  kufitar të Preshevës, me infrastrukturën e duhur e cila do të përdorej si "korsi e shpejtë" (për lëvizjen e automjeteve të transpotit të cilët transportojnë mallra të firmave për të cilët zbatohet Marrëveshja për njohje të ndërsjellë të  OAE-s, e cila kalon duke përdorur dokumente elektronike T, të cilat transportojnë mallra të prishura dhe mjete të zbrazëta).

Gjithashtu temë e diskutimit ishin edhe aktivitetet e përbashkëta që duhen ndërmarrë për të harmonizuar Protokollin për Validimin e Procedurës për dhënien e miratimit të Operatorit të Autorizuar Ekonomik.

Nga aktivitetet që do të ndërmerren nga të dy palët pritet  lehtësimi i tregtisë dhe  përmirësimi i formaliteteve doganore, a bashkëpunimi i përbashkët ndjeshëm do të kontribuojë në harmonizimin e mëtutjeshëm të procedurave doganore dhe në përmirësimin e tregtisë ndërkufitare të mallrave.

slika srbija
Previous Next Play Pause
1