Në vendkalimin kufitarë Bogorodicë, në dalje nga vendi, më 6 tetor 2019, u sekuestruan rreth 45 kg marihuanë.

Përkatësisht, më 6 tetor 2019, rreth orës 11:00, në dalje nga vendi në vendkalimin kufitarë Bogorodicë, është paraqitur një automjet me targa shqiptare, i drejtuar nga A. M. (44) shtetas i Republikës së Shqipërisë, I cili udhëtonte me djalin e tij 18-vjeçar. Pas arritjes në vendkalimin kufitar, automjeti u selektua për kontroll të detajuar nga doganierët, dhe nën ulëset e automjetit u gjetën tre vende speciale të pregaditura posaçërisht për fshehjen e mallit- bunker, në të cilat u gjetën 45 pako të mbështjellura me PVC foli të mbushura me marihunaë me peshë rreth 45 kilogramë.

I dyshuari deklaroi se drogën e kishte blerë në Shqipëri, dhe vlera e tij në narko tregun turk do të arrinte nga 140,000 deri  180,000 euro.

Të dyshuarit janë privuar nga liria dhe të njejtit do të dorëzohen në Gjykatën Themelore të Velesit, dhe Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në Zyrën e Prokurorit Publik Themelor do të paraqesë kallëzime penale, për shkak të dyshimit se  kanë kryer nga një vepër penale nga neni 215 para. 1 dhe 7 i KP, "Prodhimi dhe lëshimi në qarkullim i paautorizuar i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve".

1 (2)
1 (2)
1 (3)
1 (3)
1 (4)
1 (4)
1 (5)
1 (5)
1 (6)
1 (6)
1 (9)
1 (9)
1 (10)
1 (10)
1 (11)
1 (11)
Image-1 (1)
Image-1 (1)
Image-1
Image-1
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10