Drejtoria Doganore në bashkëpunim me GIZ dhe Sekretariatin e CEFTA-s po organizon një seminar rajonal për lehtësimin e tregtisë dhe harmonizimin e dokumenteve.

Punëtorinë e hapi Drejtori i Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski, ku ai shprehu falënderimet e tij për Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ North Macedonia dhe Qendrën e Tregtisë Ndërkombëtare (ITC) për angazhimin e tyre për zbatimin e projektit "Mbështetja në lehtësimin e tregtisë midis anëtarëve të CEFTA-s", me qëllimin përfundimtar - nxitjen e tregtisë duke rritur konkurrencën e bizneseve vendore që marrin pjesë në zinxhirët rajonalë të vlerave në shumë sektorë.

Në fjalimin shkurtë u prezantuan një pjesë e aktiviteteteve kryesore të zbatuara gjatë vitit të kaluar në lidhje me lehtësimin e tregtisë.

Të gjitha këto aktivitete kanë një rëndësi të madhe në lehtësimin e tregtisë dhe kjo është ajo e cila do të jetë qëllimi im kryesor dhe do të promovohet përmes zhvillimit të procedurave dhe standardeve të reja doganore dhe miratimit të praktikave më të mira.

Këto sfida kërkojnë më shumë qasje proaktive dhe të orientuara drejt veprimit dhe mbështetje në zhvillimin e Administratave moderne Doganore në vendet-anëtare të CEFTA-s - tha Drejtori Tanasoski.

Në punëtorinë u dakorduan masat e reja për të eleminuar dokumentet e panevojshme.  

203102019