Gjatë muajit të kaluar, doganierët zbuluan një mashtrim doganor, tre migrantë, si dhe më shumë përpjekje për të kontrabanduar mallra të ndryshme, ku u konfiskuan stoli ari, municion për armë zjarri, orë dore, shirita për orë,  cigare, kafe për makina, prodhime tekstili, pjesë kamionësh, audioteknikë, dhe falsifikime.

Përkohësisht janë konfiskuar:

Stoli ari

- 266 gramë stoli ari, të zbuluara nga ana e  Ekipeve mobile Doganore, gjatë kontrollit të një autobusi turk që udhëtonte në relacion Stamboll-Gostivar, I paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Në një valixhe të vendosur në zonën e bagazhit të autobusit dhe në një çantë dore të vendosur në bagazhin sipër ulëseve, u gjetën 1 gjerdan ari, 1 bylyzyk ari dhe 15 gjerdan ari me varëse. Stolit e padeklaruara u konfiskuan përkohësisht,  dhe kundër pronarit, shtetas turk që udhëtonte me autobus,  do të merren masa të përshtatshme.

Municion për armë zjarri dhe orë dore

- 5 copë municione, 36 ora dore dhe 14 rripa për orë dore, të zbuluar nga ekipet mobile doganore, gjatë kontrollit të një makine me targa maqedonase të drejtuar nga një shtetas maqedonas, I paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bllacë. Municioni u gjet në ndarjen midis ulëseve të përparme, ndërsa orat e dorës dhe shiritat u gjetën në çantën e dorës, në ndarjet e dyerve dhe në sirtarin nën ulësen e shoferit. Municioni iu dorëzua oficerëve të policisë në pikën kufitare, ndërsa orët dhe rripat u konfiskuan përkohësisht, dhe kundër shoferit do të ngrihet padi për kundërvajtje.

Kafe dhe cigare

- 4000 kapsula kafe nespreso për mashinë  (rreth 34 kg), të gjetura gjatë kontrollit të një kamioni të zbrazët boshjnak I drejtuar nga një shtetas serb, I paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitarë Dojran. Produktet e padeklaruara, të gjetura në shtratin e sipërm dhe pas ulëseve të shoferit në kabinën e kamionit, përkohësisht janë konfiskuar, dhe kundër shoferit do të ngrihet procedur e duhur.

- 9600 gramë kafe "LAVAZZA crema e aroma" (96 pako në 1 kg), të zbuluara gjatë kontrollit të një furgoni maqedonas, i drejtuar nga një shtetas maqedonas, I paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitarë Tabanovce-autostradë. Kafja e padeklaruar, e gjetur në 16 pako kartoni, të vendosura në bagazhin e automjetit dhe e mbuluar me valixhe, çanta dhe qese të ndryshme, përkohësisht janë konfiskuar, dhe kundër shoferit do të ngrihet padi penale.

- 20 steka cigare të markës Rothmans me pulla akcize  maqedonase, të zbuluara në bashkëpunim me oficerët e policisë të vendkalimit  kufitarë Bllacë, gjatë kontrollit të një makine me targa maqedonase, të drejtuar nga një shtetas maqedonas, I paraqitur për dalje nga vendi. Cigaret e padeklaruara janë gjetur nën tapiceri përpara ulëses së përparme të pasagjerit dhe në një çantë të vendosur pas ulëses së përparme të pasagjerit. Të njëjtat përkohësisht janë konfiskuar dhe kundër shoferit do të fillojë procedura kundërvajtëse.

Veshje dhe produkte të tjera të tekstilit

- 282 copë të produkteve të tekstilit (rroba, qilima, mbulesa dhe perde) të zbuluara në 2 raste të veçanta, në bashkëpunim me Ministrinë e punëve të Brendshme, gjatë kontrollit të dy makinave bullgare, të drejtuar nga shtetas bullgar, të kryera  rrugën rajonale në pikën e kalimit kufitarë Novo Selë - Novo Konjare.

Në rastin e parë, u gjetën 267 copë veshje dhe mbulesa (bluza, tuta të fëmijëve, këmisha, pantallona, fustane, çorape, veshje të brendshme, jastëkë dhe mbulesa), në pronësi të tre shtetasve bullgarë që udhëtonin me makinë.

Në rastin e dytë, u gjetën 9 copë qilima me dimensione të ndryshme, 1 komplet  mbulesë për krevat dhe 5 copë perde me mehanizëm, pronësi e shoferit shtetas bullgar.

Në të dy rastet, produktet u janë dorëzuar doganjerëve të vendkalimit kufitar Novo Sellë, dhe kundër udhëtarëve do të ngrihen procedurat e duhura.

- 83 copë  rroba të grave (fustane, pantallona, bluza, xhaketa, triko, dhe këmisha), të zbuluara gjatë kontrollit të një makine maqedonase, të drejtuar nga një shtetas maqedonas, I paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Produktet e padeklaruara, të gjetura në disa valixhe dhe një çantë shpine të vendosur pas ulëseve të përparme dhe në bagazhin e automjetit, janë konfiskuar përkohësisht dhe kundër shoferit do të ngrihet procedur e duhur.

Mashtrim

Doganjerët nga vendkalimi kufitarë Novo Sellë, parandaluan një përpjekje për lëshimin e mallrave pa kryer më parë formalitetet e përcaktuara doganore. Në vendkalimin kufitar, për dalje nga vendi është paraqitur kamion Moldav I drejtuar nga shtetas i Moldavisë,I cili në kërkesë të doganjerëve dha dokumentet me të cilat është paraqitur më parë për hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vendkalimin  kufitarë Deve Bair. Nga dokumentet e bashkangjitura është konstatuar se kamioni ishte i ngarkuar me 17.086 kg shishe qelqi, të destinuara për një importues nga Kavadarci, por shoferi nuk posedonte dokument që vërtetonte se ishin të doganuar gjatë importit. Pas konsultimit me njësin doganore Kavadarci dhe me personin përgjegjës të importuesit, u konfirmua se mallrat nuk ishin të doganuar  dhe ishin pranuar në depon e importuesit. Për kryerjen e veprës penale kundër personiot juridik dhe personit përgjegjës është ngritur padi penale.

Pjesë për kamionë dhe sharrë elektrike 

- 2komplete plaka frenash, 1 pompë për karburant, 1 sensor për vaj  dhe 1 modul dozimi i kamionit MAN, të zbuluar nga Ekipet mobile Doganore, gjatë kontrollit të një makine maqedonase, drejtuar nga një shtetas maqedonas I paraqitur për hyrje në vend në  vendkalimin kufitar Deve Bair. Produktet e padeklaruara të gjetura në bagazhin e automjetit, në zonën për goma rezerve, janë konfiskuar përkohësisht, dhe kundër shoferit do të ngrihet procedurë për kundërvajtje.

- 8 zinxhirë motorikë të përdorur të markës STIHL, të zbuluar nga Ekipet Mobile Doganore, gjatë kontrollit të një furgoni pasagjerësh Bullgar, i drejtuar nga një shtetas maqedonas I paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitarë Tabanovce-autostradë. Karburantët e padeklaruar, të gjetura në dy valixhet e vendosura në bagazhin e automjetit, janë konfiskuar përkohësisht, dhe kundër shoferit do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

Audioteknik

- 7 pajisje të ndryshme audioteknik të përdorura dhe të reja (mikrofona, dhe ekuivalentë) dhe 3 nyje për rampa ndriçimi, të zbuluara gjatë kontrollit të një makine maqedonase, të drejtuar nga një shtetas maqedonas, I paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Tabanovce-autostradë. Produktet e padeklaruara, të gjetura në zonën e gomave rezervë të automjetit, përkohësisht u konfiskuan, dhe kundër shoferit do të ngrihet procedura kundërvajtëse.

Mallra për të cilat dyshohet se shkelin  të drejtat e pronësisë intelektuale

- 30 çanta sportive dhe 66 palë veshje të brendshme për meshkuj që mbajnë logon e markave të mbrojtura, të zbuluara gjatë kontrollit të një kamioni turk, të ngarkuar me mallra me origjinë nga Turqia, të destinuara për një kompani nga Kosova, I paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitarë Dojran. Për shkak të dyshimeve për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale, produktet përkohësisht janë konfiskuar dhe në përputhje me rregullat ligjore  do të fillohet një procedurë për të vërtetuar origjinalitetin e tyre.

- 2 rripa lëkure që mbajnë shenjat e një marke të mbrojtur, të zbuluara gjatë kontrollit të një dërgesë DHL nga Bahreini, e destinuar për një person fizik nga Ohri. Për shkak të dyshimeve për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale, produktet përkohësisht janë konfiskuar dhe në përputhje me rregullat ligjore do të fillohet një procedurë për të vërtetuar origjinalitetin e tyre.

Migrantë

Gjatë kontrollit të hollsishëm në drejtim të rrugës në vendkalimin kufitar Tabanovce-autostradë- Kumanovë, Ekipet mobile doganore zbuluan tre shtetas të huaj pa dokumente identifikimi, duke udhëtuar në këmbë drejt Kumanovës. Migrantë illegal, të cilët pretenduan se ishin shtetas pakistanezë, janë dorëzuar në ministrinë e punëve të  brendshme për procedure të mëtejshme.

Audiotehnicki uredi, Tabanovce
Audiotehnicki uredi, Tabanovce
Casovnici, mobilna
Casovnici, mobilna
Cigari, Blace
Cigari, Blace
Delovi za TMV, mobilna
Delovi za TMV, mobilna
Kafe, Dojran
Kafe, Dojran
Kafe, Tabanovce
Kafe, Tabanovce
Motorni pili, Mobilna
Motorni pili, Mobilna
Municija,mobilna
Municija,mobilna
Obleka, Bogorodica
Obleka, Bogorodica
Obleka, Novo Selo
Obleka, Novo Selo
Tepisi, zavesi, Novo Selo
Tepisi, zavesi, Novo Selo
Zlaten nakit, mobilna
Zlaten nakit, mobilna
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12