Drejtoria Doganore, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, ka përgatitur një propozim ligj për tatim të automjeteve motorike i cili pritet të kontribuojë në rritjen e pjesës së automjeteve me efikasitet energjetik të cilët nuk do të kontribuojnë në rritjen e ndotjes së mjedisit  jetësor.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut  vitin e kaluar u importuan  37,000 automjete. Nga këto, 88% ishin automjete të përdorura të vjetra me një moshë mesatare mbi 10 vjet, me gati 90% të kësaj kategorie ishin automjete naftë.

Kjo u theksua në takimin e djeshëm të përfaqësuesve të Drejtorisë Doganore me përfaqësuesit e  përgjithshëm dhe importuesit e automjeteve të reja në vend, ku u njohën me dispozitat ligjore të propozuara dhe përfitimet që ata do të kenë për qytetarët dhe shoqërinë. U theksua që ky është ligji i parë që del nga aspekti fiskal dhe merr përparësi aspekti mjedisor. Të ardhurat totale të taksës së automjeteve, në krahasim me të ardhurat e krijuara nga mbledhja e tanishme e akcizës nga veturat e pasagjerëve, pritet të mbetet në të njëjtin interval.

Propozimligji për taksën e automjeteve motorike i cili do të zëvendësojë "akcizën" e deritanishme e cila I paguhet automjeteve, me taksën e automjeteve motorike, përcakton në detaje mjetet motorike të tatueshme dhe jo të tatueshme, si dhe kategoritë e automjeteve të cilat janë të përjashtuar nga taksat e automjeteve motorike, dhe kështu automjetet elektrike janë të përjashtuar nga taksat e automjeteve motorike. Për të stimuluar zëvendësimin e flotës në segmentin e biznesit, tipi I automjeteve “van”  dhe automjetet furgontë cilat janë të  destinuar për transportin e mallrave janë liruar nga taksa e automjeteve motorike. Furgonet e pasagjerëve për transportin e 8 ose 9 pasagjerëve, ambulancat, karrocat për personat e vdekur, kampe dhe mjetet e ashtuquajtura "old timer" janë gjithashtu të liruar nga taksat ose parashikohet një kthim i një pjese të taksës së paguar. për automjetet motorike. Taksa e automjeteve në përgjithësi do të tarifohet si deri më tani gjatë importimit.

Në përgatitjen e propozimligjit për taksën e automjeteve motorike, është përdorur një metodologji për llogaritjen e taksës së bërë e punuar nga  ekspertë të fushës, gjatë së cilës përveç kostos së makinës gjatë importimit, do të merret parasysh edhe sasia e emitimit të dioksidi I karbonit - CO2. Në përputhje me rekomandimet dhe praktikat e mira në shumicën e vendeve të BE-së, janë futur kategori të reja të automjeteve që i nënshtrohen taksës, motoçikleta dhe skuterë me një kapacitet më të madh se 50 cm3, katërçikleta ose automjete "ATV", automjetet "pick up" automjete të cilët do të tatimohen duke mbajtur parasysh dhe nivelin e emitimit të shprehur nëpërmjet normës Euro.

Importuesit e automjeteve të reja kanë përshëndetur propozimligjin e ri dhe kanë ngritur disa dilema në diskutim, veçanërisht për taksën e automjeteve hibride. Rekomandimet të cilat u bën gjatë takimit do të rishikohen më tej nga Drejtoria Doganore dhe Ministria e Financave gjatë përfundimit të ligjit.

sostanok zakon za vozila 2