Në Ohër dhe Strugë më 12 dhe 13 Shtator u mbajt Konferenca e 4-të Ndërkombëtare për menaxhimin e mbeturinave me titull "Ne Komunikojmë mbi Menaxhimin e Mbeturinave", organizuar nga "Shoqata Maqedonase për Menaxhimin me Mbeturinat e Ngurta" - Macedonian Solid Waste Association - MASWA

Në tryezën e rrumbullakët e cila u mbajt në Hotel Izgrev në Strugë, me temë "Ne komunikojmë me të gjithë aktorët e shoqërisë, si ta përmirësojmë menaxhimin e mbeturinave në Republikën e Maqedonisë Veriore" bashkëbisedues ishte edhe Drejtori i Drejtorisë doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Gjoko Tanasoski. Ai theksoi rolin që Dogana ka si institucion mbikëqyrës për zbatimin e duhur të ndalimeve dhe kufizimeve të importeve, eksporteve dhe tranzitimit të mbeturinave, me referencë të veçantë për komunikimin me të gjitha institucionet e përfshira që japin leje dhe pëlqime për të importuar mallëra në vend.

Image-13
Image-14
Image-15
Image-11
Image-12
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5