Për të forcuar bashkëpunimin me komunitetin e biznesit, i cili është një faktor kryesor për ndërtimin e besimit, promovimin e qeverisjes së mirë dhe përshpejtimin dhe thjeshtimin e procedurave doganore, sot (11.09.2019), Drejtori i Drejtorisë Doganore z. Gjoko Tanasoski u takua me përfaqësues të Shoqatës së Odave ekonomike, si dhe me përfaqësues të anëtarëve të Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

Tema e takimit me anëtarët e shoqatës të Odave ekonomike ishte lehtësimi i procedurave doganore për rrjedhën e shpejtë në vendkalimet kufitare. Drejtori i Drejtorisë Doganore foli për aktivitetet e ndërmarra nga Drejtoria Doganore, që nënkupton "lehtësimin e tregtisë" dhe se ky është qëllimi kryesor që do të promovohet përmes zhvillimit të procedurave dhe standardeve të reja doganore dhe miratimit të praktikave më të mira.

Në takimin me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, temë e diskutimit ishte prezantimi i konceptit të Operatorit të Autorizuar Ekonomik (OAE). Në këtë takim, Drejtori i drejtorisë Doganore foli për trendin e ri në punën doganore -Operatorin e Autorizuar Ekonomik, si dhe për sfidat, përvojat dhe thjeshtimin e punës doganore.

Drejtoria Doganore edhe në të ardhmen do të vazhdojë të përpiqet të organizojë ngjarje të këtij lloji, në mënyrë që të lehtësojë procedurat doganore, të përshpejtojë rrjedhën e mallrave, të rrisë tregtinë globale dhe zhvillimin ekonomik, është e nevojshme bashkëpunimi vazhdueshëm midis Doganës dhe komunitetit të biznesit. Ky lloj bashkëpunimi në të njejtën kohë do të kontribuojë edhe në eliminimin e korrupsionit që është një pengesë për zhvillimin e biznesit në vend.

 

70526733_2388329131215357_1824009264138551296_o
70526733_2388329131215357_1824009264138551296_o
Image-1 (12)
Image-1 (12)
Image-1 (13)
Image-1 (13)
Image-1 (14)
Image-1 (14)
Image-1 (15)
Image-1 (15)
Image-1 (16)
Image-1 (16)
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6