Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Inspektimi i Tregut, kanë ndërmarrë një aksion të përbashkët kundër shitjes së paligjshme të cigareve, duhan të grirë dhe produkte të tjera të duhanit nëpër tregje në disa qytete në vend, më parë Shkup dhe Manastir dhe sot Tetovë. Lëndë e aksionit ishte kontrolli dhe sekuestrimi i produkteve të shitura në mënyrë të paligjshme që përfaqësojnë mallërat me akcizë.

Në aksionin janë sekuestruar: duhan i grirë 69 kuti nga 500 gram ose gjithsej 34.5 kg dhe  2156 kuti cigare ose 43.120 copë cigare, dhe kundër autorëve do të ngrihen akuza të përshtatshme.

Serioziteti i problemit dhe shkalla e dëmit të shkaktuar nga tregtia e paligjshme e duhanit dhe produkteve të duhanit, kërkon nga ne përpjekje të vazhdueshme për të parandaluar tregtinë e paligjshme të mallërave me akcizë.

Në këtë mënyrë, ne jo vetëm që mbrojmë konkurrencën, parandalojmë mospagesën e të dhënave ndaj shtetit, por gjithashtu kontribuojmë në mbrojtjen e shëndetit të njerëzve që mund të rrezikohen nga përdorimi i produkteve të paautorizuara të lëshuara në treg në mënyrë të paligjshme.

Në këto produkte nuk është e njohur përbërja, origjina, prodhimi dhe ruajtja e këtyre produkteve. Në këtë aksion janë gjetur produkte për të cilët do të testohet përberja e cila sipas vlerësimeve të para, ka një përqindje të ulët të duhanit dhe I njejti në pako prej 500 gramë të cilat NUK egzistojn si produkt.

Cigaret dhe duhani i grirë janë produkte të akcizës, për të cilat paguhet akcizë dhe kur ato janë me pakicë, të njejtat duhet të etiketohen me pulla të akcizës. Akcizat marin pjesë me rreth 22% në taksat totale të cilat I mbledh shteti, ndërsa në të ardhurat buxhetore akcizat marrin pjesë me 13%, prej të cilave mbi 5% janë nga cigaret dhe produkte të duhanit. Në bazë të kësaj, bëhet fjalë për burim të rëndësishëm të ardhurave në buxhetin e shtetit.

1
1
2
2
3
3
4
4
5
5
6
6
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6