Gjatë katër javëve të kaluara, doganjerët  kanë zbuluar dy përpjekje për të kontrabanduar drogë, një automjet me bunker dhe disa përpjekje për të kontrabanduar mallra të ndryshme, ku janë konfiskuar kositëse lëndine,  preparate kimike, veshje, çanta, ushqime të freskëta të detit, dhe kozmetikë.

Doganjerët  nga vendkalimi kufitar Bogorodicë parandaluan një përpjekje për të kontrabanduar lëndë të ndryshme narkotike.

Më 10.08.2019, në orët e mbrëmjes, për hyrje në vend është paraqitur një veturë gjermane, i drejtuar nga një shtetas turk, me të cilin udhëtonin edhe dy persona. Gjatë kontrollit të automjetit, në një çantë mes sendeve të higjienës personale është gjetur një qese me material pluhur të panjohur, ndërsa gjatë kontrollit personal të shoferit, në xhepin e xhaketës së tij është gjetur qese vakum e plastikës me material të panjohur të barit, a në paqetë të fshinave të lagura është gjetur material pluhur i bardhë i mbështjellë në një qese të verdhë. Pas kontrollit të kryer me testuesit e drogës dhe matjes me peshore dixhitale, u përcaktua se bëhet fjalë për marihuanë me masë prej 24 gram, kokainë me masë prej 0.5 gram dhe amfetaminë me masë prej 17 gram. Një inspektim i detajuar i automjetit u krye gjithashtu me ndihmën e një qeni të policis, por nuk u zbuluan parregullsi të tjera.

Më 03.09.2019,në vendkalimin kufitarë Shën Naum, për hyrje në vend është paraqitur një shtetas maqedonas, i cili drejtonte një automjet pasagjerësh me targa maqedonase. Gjatë kryerjes së kontrollit,  brenda automjetit, doganieri gjeti një lëndë të ngurtë të panjohur, të mbështjellë me qese transparente. Për shkak të dyshimit për natyrën e substancës, doganieri thirri një oficer tjetër me qen doganor I cili në at moment kishte qenë në vendkalimin kufitarë dhe bashkërisht vazhduan kontrollin. Qeni reagoi ndaj substancës, duke marrë një mostër të saj dhe është bërë testim me reagentë të duhur që treguan se përmbante amfetaminë. Testet e mëtejshme laboratorike kanë treguar se bëhet fjalë për një kokainë me pastërti të lartë në masë prej 144 gramësh.

Personi është privuar nga liria dhe ndaj tij është ngritur procedura e përshtatshme.

Përveç kësaj, përkohësisht janë konfiskuar:

Automjete me bunkerë dhe kositëse lëndine

- 1 veturë me bunker, 1 autobus me bunker dhe 1 kositëse lëndinë, janë zbuluar në tre raste të veçanta nga Ekipet mobile doganore.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një makine me targa italiane, i drejtuar nga një shtetas shqiptar, I paraqitur për hyrje në vend në  vendkalimin kufitar Blacë, në zonën e bagazhit nën gomën rezervë u gjet një bunker i përgatitur posaçërisht për kontrabandim të mallrave.

Në rastin e dytë, gjatë kontrollit të një autobusi turk që udhëtonte në relacion Gostivar-Istamboll, i drejtuar nga një shtetas turk, i paraqitur për dalje nga vendi  në vendkalimin kufitar Bogorodicë, në zonën e gomës së pasme u zbulua edhe një bunker I pregaditur special për kontrabandim të mallrave.

Në të dy rastet, sipas ligjit, makina dhe autobusi përkohësisht u konfiskuan, dhe kundër shoferëve është dërguar kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

Në rastin e tretë, gjatë kontrollit të një makine zvicerane të drejtuar nga një shtetas maqedonas, I paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitarë Tabanovce- autostradë,  në ulësen e pasme të automjetit u gjet një kositëse lëndinë. Kositësja e padeklaruar, është konfiskuar përkohësisht, dhe kundër shoferit është dërguar kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

Preparate kimike

- 7 kg fungicid NEOTIL M72, 4400 ml dhe 2 kg insekticide nga markat SPINTOR, MALAMALA, DENAEK dhe SAMAND, 2 litra pleh i lëngshëm WETCIT dhe 2 litra acaricide CANMEC, të zbuluara gjatë kontrollit të një makine bullgare e drejtuar nga shtetas maqedonas, I paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Novo Selë. Produktet e padeklaruara, për të cilat kërkohet leje nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, u gjetën në boshllëqet fabrikore nën gomën rezervë dhe në krahët e pasme të automjetit. Të njejtat u konfiskuan përkohësisht, dhe kundër shoferit do të ngrihet procedure e duhur.

Veshje dhe aksesorë të modës

- 20 copë fustanesh, të zbuluara nga Ekipet Mobile Doganore, gjatë kontrollit të një automjeti maqedonas, I drejtuar nga  shtetas maqedonas, i paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Fustanet e padeklaruara, të gjetura në çanta të vendosura nën ulësen e shoferit dhe në bagazh, përkohësisht janë konfiskuar, dhe kundër shoferit do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

- 70 çanta femrash, të zbuluara gjatë kontrollit të një makine greke të drejtuar nga shtetas Grek, I paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Çantat e padeklaruara, të gjetura nën ulësen e përparme të pasagjerit dhe në tre valixhe të vendosura në bagazhin e automjetit, janë konfiskuar përkohësisht dhe kundër shoferit do të ngrihet procedur e duhur.

Ushqime deti

- 69 kg ushqim deti të freskët (oktapodë, karkaleca dhe kallamarë), të zbuluara gjatë kontrollit të një makine me targa maqedonase të drejtuar nga një shtetas maqedonas, I paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Produktet e padeklaruara, të gjetura në 10 kuti,  të vendosura në bagazhin e automjetit, janë konfiskuar përkohësisht, dhe kundër shoferit  do të ngrihet procedur e duhur.

Produkte kozmetike

- 274 produkte të ndryshëm kozmetikë (qerpikë artificiale, ngjitëse për qerpikët, maskara dhe kremra), të zbuluara gjatë kontrollit të një makine maqedonase të drejtuar nga shtetas maqedonas, I paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Jazhincë. Produktet e padeklaruara, të gjetura në çantat e pasagjerëve të vendosura në bagazhin e automjetit, janë konfiskuar përkohësisht dhe kundër shoferit  do të ngrihet padi penale.

Migrantë

8 migrantë të paligjshëm janë zbuluar nga Ekipet mobile doganore, në një makinë maqedonase, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Kosturnik, në rrugën Kumanovë - Tabanovce. Më 30.08.2019, rreth orës 02:00, u vërejt një veturë që ishte e mbingarkuar dhe po lëvizte ngadalë përgjatë autostradës nga Kumanova për në Tabanovce. Ndërsa po përpiqeshin të ndalonin automjetin, shoferi dhe tre persona të tjerë lanë automjetin dhe ikën në drejtim të Kumanovës, ndërsa 8 migrantë të paligjshëm u gjetën në makinë. Sipas deklaratave të tyre, dy ishin shtetas irakianë dhe të tjerët ishin me kombësi pakistaneze.

Migrantët u janë dorëzuar oficerëve të policisë nga Kumanova për procedurë të mëtejshme. 

CI Sveti Naum - Narkotici - Septemvri 2019 02
CI Sveti Naum - Narkotici - Septemvri 2019 02
CI Sveti Naum - Narkotici - Septemvri 2019 03
CI Sveti Naum - Narkotici - Septemvri 2019 03
Fustani, mobilna
Fustani, mobilna
Hemiski preparati, Novo Selo
Hemiski preparati, Novo Selo
Kokain, Amfetamin,Bogorodica
Kokain, Amfetamin,Bogorodica
Kosilka, mobilna
Kosilka, mobilna
Kozmetika, Jazince
Kozmetika, Jazince
Marihuana, Bogorodica
Marihuana, Bogorodica
Morski plodovi, Bogorodica
Morski plodovi, Bogorodica
Vozilo so bunker, mobilna
Vozilo so bunker, mobilna
Zenski canti,Bogorodica
Zenski canti,Bogorodica
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11