Pas fillimit zyrtar të kontrolleve të përbashkëta në vendkalimin kufitarë Tabanovce - Preshevë, u mbajt edhe një ceremoni zyrtare në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku Drejtorët e drejtorive doganore të të dy vendeve nënshkruan edhe Marrëveshje midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për njohjen e ndërsjellë të miratimit për operator të autorizuar ekonomik për mbrojtje dhe siguri (OEOS).

Njohja e ndërsjellë e miratimeve të lëshuara të ОАЕ është një element kryesor në forcimin dhe mbrojtjen e zinxhirit të furnizimit ndërkombëtar.Qëllimi i njohjes së ndërsjellë të statusit të OAE do të thotë që Drejtoria Doganore e një vendi i pranon rezultatet e vërtetimit dhe aprovimit të statusit OAE të dhëna nga dogana e vendit tjetër. Zvogëlimi i kontrolleve do të çojë në lëshimin më të shpejtë të mallrave dhe parashikueshmëri më të madhe në tregti.

Me fitimin e statusit OAE, kompanitë maqedonase, përveç përfitimeve në territorin doganor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të mund të marrin të njëjtat përfitime në Republikën e Serbisë: përdorim më të madh të procedurave të thjeshtuara doganore, trajtim parësor në kontrollet doganore, zvogëlimin e numrit fizik dhe kontrollet dokumentare nga autoritetet doganore, zgjedhja e vendit të kontrollit si dhe përfitime të tjera direkte dhe indirekte. E gjithë kjo duhet të kontribuojë në: uljen e kohës së zbatimit të procedurave doganore për mallrat, zvogëlimin e shpenzimeve të importit dhe eksportit, rritjen e konkurrencës dhe integrimin më të madh të kompanive maqedonase në tregjet rajonale dhe evropiane. Në at mënyrë rritet imazhi dhe reputacioni I tyre I biznesit, si dhe profesionalizmin, frymën e ndërmarrësisë dhe aftësinë financiare.

3
potpisuvanje OEO so srbija - Copy
potpisuvanje OEO so srbija 3 - Copy
Previous Next Play Pause
1 2 3