Ka filluar punëtoria e dytë e ekspertëve për aplikimin e konceptit të Sistemit njësportel  për doganim eksportues dhe importues dhe shkëmbimin e të dhënave për vendet e Ballkanit Perëndimor. Punëtoria, e organizuar nga Drejtoria Doganore në bashkëpunim me Komisionin Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE) dhe Bankën Botërore, do të mbahet për dy ditë pune.

Në fillimin official të punëtorisë, fjalim përshëndetës kishin z. Gjoko Tanasoski, Drejtor i Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut,  z. Mario Apostolov, Këshilltar rajonal për bashkpunim ekonomik dhe tregtar i UNECE, dhe z. Zoran Martinovski, udhëheqës rajonal i Korporatës Ndërkombëtare e Financave.

Drejtori i Drejtorisë doganore në fjalimin e tij njoftoi njoftoi se duke filluar nga shtatori 2019, Drejtoria Doganore fillon me një projekt të ri për futjen e sistemit njësportel. Projekti, i financuar nga Banka Botërore, po prezantohet në përputhje me nevojat e komunitetit të biznesit, si dhe  vazhdim të përmirësimit të kapaciteteve të Drejtorisë Doganore.  Zbatimi i sistemit të ri njësportel do të kontribuojë në zhvillimin dhe zbatimin e sistemit ndërkombëtar  Single Window (NSW) me të cilin do të plotësohen nevojat dhe kërkesat e Drejtorisë Doganore, autoritetet përgjegjëse për qarkullimin ndërkufitar të mallrave dhe komunitetit të biznesit.

Ekipi i ekspertëve të Drejtorisë Doganore i përbërë nga m-r Zlatko Veterovski, Ofelija Bajo, Slavica Kutirov, Zorica Asikovska dhe Anastas Mazenkovski, kishin  prezantime për arritjet aktuale dixhitale të Drejtorisë Doganore, të Republikës së Maqedonisë së Veriut,  si dhe nevojën për këtë projekt dyvjeçar  – New Single Window.

Gjatë punëtorisë dy-ditore, pjesëmarrësit do të diskutojnë mbi rezultatet e Komisioneve Ekonomike të Kombeve të Bashkuara për Evropëen për projektet afatgjata të përqendruara në lehtësimin e tregtisë dhe sistemin njësportel në rajon, si dhe në  rezultatet e grupit të punës të UE e angazhuar për sistemin njësportel. 

Image-1 (12)
Image-1 (12)
Image-1 (13)
Image-1 (13)
Image-1 (14)
Image-1 (14)
Previous Next Play Pause
1 2 3