Më, 26.08.2019, në vendkalimin kufitarë Tabanovc - Preshevë, Kryeministrat e Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Zoran Zaev dhe Presidenti i Republikës së Serbisë znj. Ana Brnabic shënuan fillimin zyrtar të kontrolleve të përbashkëta në këtë vendkalim kufitarë.

Në këtë ngjarje morën pjesë delegacione të larta nga të dy vendet, përfaqësues të lartë të doganave dhe shërbimeve policore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë, si dhe përfaqësues të odave ekonomike.

Qka përfitojm përmes këtij vendkalimi të përbashkët kufitar:

  • Përshpejtohet fluksi i udhëtarëve, mallrave dhe automjeteve. Do të përfitojnë gjithashtu qytetarët, udhëtarët, turistët dhe komuniteti i biznesit. Koha e kalimit kufitar do të zvogëlohet për më shumë se gjysma. Do të rritet numri i turistëve midis dy vendeve, numri i turistëve tranzit,
  • Vendohet një kontroll dhe zbatimi i formaliteteve kufitare nga të gjitha autoritetet kompetente për zbatimin e tyre. Ky është përfitimi më i rëndësishëm për kompanitë, pasi koha e doganimit zvogëlohet për më shumë se gjysma, kontrollet do të kryhen në një vend nga shërbimet doganore. Parashikohet njohja e ndërsjellë e certifikatave të agjencive kufitare, fito-sanitare dhe veterinarisë,
  • Sigurohet një shkallë më e lartë e harmonizimit të kontrolleve kufitare dhe zbatimit të përmirësuar të konceptit të menaxhimit të integruar të kufijve,
  • Zvogëlohet mundësia e mashtrimit doganor, për shkak të inspektimit të drejtpërdrejtë të dokumenteve tregtare që ndjekin mallrat,
  • Kursehen resurset e nevojshme për të realizuar konceptin,
  • Ritet niveli i besimit, bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve. Kjo duhet të kontribuojë përveç lehtësimit të tregtisë, zvogëlimin e mundësisë së korrupsionit dhe forcimit të stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Me futjen e mënyrës së re të punës përmes kontrollit të përbashkët kufitar, Korridori 10 do të jetë më tërheqës dhe efikas për eksport, import dhe tranzit të mallrave. Në të njëjtën kohë, bashkëpunimi më i ngushtë midis shërbimeve rezulton në nivele të zbulimit më të mirë të veprimtarive të paligjshme ndërkufitare, me këtë rritet siguria. Qëllimi përfundimtar i kontrolleve të përbashkëta është të ketë kufij të hapur, por të kontrolluar dhe të sigurt, përmes një koordinimi dhe bashkëpunimi të zgjeruar midis të gjitha autoriteteve kompetente kufitare në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Drejtoria Doganore informon qytetarët se gjatë aplikimit të regjimit të ri në këtë vendkalim kufitar, procedura kufitare dhe doganore zbatohet:

Trafiku i udhëtarëve

  • Kontrolli kufitar i trafikut të udhëtarëve në drejtim të Republikës së Srbisë drejt Republikës së Maqedonisë së Veriut zbatohet nga ana e të gjith autoriteteve kompetente të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Srbisë, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vendkalimin kufitar të Tabanovcës.
  • Kontrolli kufitar i trafikut të udhëtarëve në drejtim të Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Republikës së Serbis zbatohet nga ana e të gjith autoriteteve kompetente të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë , në territorin e Republikës së Serbis, në vendkalimin kufitar të Preshevës.

Trafiku i mallrave

  • Kontrolli kufitar i trafikut të mallrave në drejtim të Republikës së Serbis drejt Republikës së Maqedonisë së Veriut zbatohet nga ana e të gjith autoriteteve kompetente të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbis, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendkalimin kufitar të Tabanovcës.
  • Kontrolli kufitar i trafikut të mallrave në drejtim të Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Republikës së Serbis zbatohet, nga ana e të gjith autoriteteve kompetente të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë, në territorin e Republikës së Serbisë, në vendkalimin kufitar të Preshevës. 
1
1
2
2
3
3
4
4
6
6
7
7
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6