Më 4-5.09.2019, Drejtoria Doganore në bashkëpunim me Komisionin Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE) dhe Bankën Botërore do të organizojnë punëtori rajonale për bashkëpunimin teknik për të plotësuar normat për aplikimin e konceptit të sistemit njësportel për doganim eksportues dhe importues dhe shkëmbimin e të dhënave. Në punëtorinë përveq përfaqsuesve të drejtorive doganore të CEFTA vendeve, pjesmarës të agjensive kufitare veterinare dhe fitosanitare, do të marrin pjesë edhe përfaqsues të të gjitha agjensive të përfshira në procesin për dhënje të lejes për import dhe eksport të mallrave. Gjithashtu pritet të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë të UNECE, Banka Botërore, IFC dhe Komisioni Evropian.

Në punëtorinë përfaqsuesit do të bazohen në rezultatet e proekteve afatgjate të Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën që përqendrohen në lehtësimin e tregtisë dhe sistemin njësportel në rajon, si dhe rezultatet e grupit të punës të UE përgjegjëse për sisemin njësportel. Do të kontribuojë në lidhjen e aktiviteteve të Bankës Botërore dhe normave të Qendrës së KB për Lehtësimin e Tregtisë dhe Biznesit Elektronik (UN/CEFACT).

Punëtoria po mbahet para fillimit të projektit të madh për sistemin njësportel në Republikën e Maqedonisë së Veriut e financuar nga ana e Bankës Botërore, i cili duhet të kontribuojë ndjeshëm në përmirësimin e kushteve të tregtisë ndërkombëtare, zvogëlimin e kostove të importit dhe eksportit dhe eliminimin e të gjitha lejeve të panevojshme.