Gjatë tre javëve të fundit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar disa përpjekje për kontrabandë të mallrave, ku përkohësisht janë konfiskuar pajisje dhe mjete dore elektrike, stoli Swarovski, veshje, devize,  turbina kamionësh, telefona celularë dhe pjesë të celularit dhe të tjera.

Përkohësisht janë konfiskuar:

Devize

- 141,000 Euro, të gjetura gjatë kontrollit të një makine maqedonase, në pronësi të një kompanie të makinave me qira, të drejtuar nga një shtetas italian, i shoqëruar nga babai i tij dhe i paraqitur për dalje nga vendi  në vendkalimin kufitar Tabanovce-autostradë. I pyetur nga doganierët se sa të holla të huaja  mbani me vete së bashku me pasagjerin tuaj, shoferi u përgjigj se ai dhe babai i tij kishin 5,000 dollarë dhe rreth 1.000 euro, por gjatë kontrollit të makinës, në një bluzë pambuku të vendosur nën armaturën midis ulëseve të përparme të automjetit, janë gjetur 157,000 euro të padeklaruara, dhe 5000 dollarë në portofolin e pasagjerit. Sipas Ligjit për punë devizore, personave u janë kthyer 16,000 euro dhe 5,000 euro, një shumë që dy jorezidentë mund lirisht ti bartin nga shteti, ndërsa 141,000 euro u konfiskuan përkohësisht, dhe kundër shoferit ka  filluar procedur e duhur.

- 10,000 Euro, të zbuluara nga Ekipet mobile doganore, gjatë një kontrolli të një makine bullgare, të drejtuar nga një shtetas grek, I paraqitur për dalje nga vendi në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Në pyetjen nga doganierët nëse kishte ndonjë gjë për të raportuar, shoferi u përgjigj se nuk ka asgjë, por gjatë  kontrollit detal, në një çantë prej lëkure të zezë, të mbështjellë me letër të bardhë, u gjetën tri pirgje prej 20,000 eurosh, për të cilat shoferi nuk posedonte asnjë dokument të origjinës së tyre. Sipas Ligjit për punë devizore,  shoferit iu kthyen 10,000 €, një shumë që një jorezident mund të bart lirshëm nga shteti, ndërsa 10,000 € të tjera u konfiskuan përkohësisht, dhe kundër shoferit do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

Pajisje dhe mjete dore elektrike 

- 2624 copë pajisje dhe mjete  dore të ndryshme elektrike, të zbuluara nga ekipet  mobile doganore, gjatë një kontrolli detal të një kamioni maqedonas të ngarkuar me mall me origjinë kineze të destinuar për një importues nga Shkupi, të paraqitura  për doganim  importues në njësin doganore Shkup 2. Malli i padeklaruara , i cili nuk ishte i përfshirë në deklaratën doganore, është konfiskuar përkohësisht,  dhe kundër importuesit  do të ngrihet padi penale.

Turbinë kamioni

- 1 copë turbinë kamioni të përdorur, e gjetur gjatë kontrollit të një kamioni bullgar, i drejtuar nga një shtetas maqedonas, I paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitarë Tabanovce.  Turbina e padeklaruar, e gjetur pas ulëses së shoferit të kamionit, përkohësisht është konfiskuar dhe kundër shoferit është filluar procedure e duhur.

Stoli

- 248 copë stoli Swarovski (239 gjerdan dhe 9 bylyzikë), të zbuluar gjatë kontrollit të një makine zvicerane, të drejtuar nga një shtetas maqedonas, I paraqitur për hyrje në vend në  vendkalimin kufitar Bllac. Stolit e padeklaruara, të gjetura në pjesën e bagazhit të automjetit, janë konfiskuar përkohësisht,  dhe kundër shoferit është ngritur padi penale.

Veshje

- 37 palë pantallona për femra dhe 78 copë bluza, të gjetura gjatë kontrollit të një kamioni Maqedonas, të drejtuar nga një shtetas maqedonas, I paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Tabanovce. Rrobat e padeklaruara, të gjetura në një shtrat të mbuluar me një batanije dhe në raftet sipër tabelës së kontrolit të kabinës, janë konfiskuar përkohësisht, dhe kundër shoferit do të ngrihet padi penale.

- 226 copë veshje (pantallona të shkurtra, bermuda dhe bluza), të zbuluara nga Ekipet Mobile të Doganave, gjatë një kontrolli të një makine maqedonase, të drejtuar nga një shtetas maqedonas, e kryer  në afërsi të rrugës për Marvinci. Produktet, për të cilat shoferi nuk kishte një dokument origjine dhe dokument për pagesën e detyrimeve të importit, u gjetën në qese najloni të vendosura në ulësen e pasme dhe në bagazhin e automjetit. Të njejtat u konfiskuan përkohësisht dhe kundër shoferit do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

- 82 copë veshje të ndryshme (pantallona për meshkuj dhe drese të sipërme, çanta për burra dhe gra, veshje të brendshme femrash, rroba plazhi dhe fustane, xhinse për fëmijë, tuta dhe komplet drese), të zbuluara gjatë një kontrolli të një makine maqedonase, të drejtuar nga një shtetas maqedonas, i paraqitur  për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Medzitlija. Rrobat e padeklaruara, të gjetura në hapësirën e bagazhit, të fshehura nën një valixhe, u konfiskuan përkohësisht dhe kundër shoferit u fillua procedur e duhur.

Telefona celularë dhe pjesë për telefona celular

- 7 telefona celularë dhe 40 pjesë të telefonave celular (bateria, ekrane dhe foli mbrojtëse), të zbuluara nga Ekipet Mobile doganore, gjatë kontrollit të një makine maqedonase, të drejtuar nga një shtetas maqedonas, I paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bllacë. Produktet e padeklaruara, të gjetura në ndarje nën shtrëngimin midis ulëeseve të përparme dhe në një çantë najloni të vendosur në bagazhin e automjetit, janë konfiskuar përkohësisht, dhe kundër shoferit  do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

Të tjera

- 330 copë rozeta plastike, të zbuluara gjatë kontrollit të një autobusi maqedonas, I cili  udhëtonte në linje të rregullt Beograd-Shkup, i drejtuar nga një shtetas maqedonas, I paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Tabanovce-autostradë. Rozetat e padeklaruara, të gjetura në një kuti kartoni të vendosur në zonën e bagazhit, u konfiskuan përkohësisht, dhe kundër shoferit  u fillua  procedur e duhur.

- 274 copë kozmetikë të ndryshëm (qerpikë artificialë, ngjitëse për qerpik, maskarë dhe pudër e lëngshme), të gjetura gjatë kontrollit të një makine maqedonase, të drejtuar nga një shtetas maqedonas, I paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Jazhince. Mallrat e padeklaruar, të gjetura në çantat e udhëtimit të vendosura në bagazhin e automjetit, u konfiskuan përkohësisht, dhe kundër shoferit është ngritur padi për kundërvajtje.

Devizi, mobilna
Devizi, mobilna
Devizi, Tabanovce
Devizi, Tabanovce
Kozmetika, Jazince
Kozmetika, Jazince
Mobilni telefoni i delovi, mobilna
Mobilni telefoni i delovi, mobilna
Nakit Swarovski, Blace
Nakit Swarovski, Blace
Obleka, Medjitlija
Obleka, Medjitlija
Obleka, mobilna
Obleka, mobilna
Plasticni rozetni, Tabanovce
Plasticni rozetni, Tabanovce
Razni elektricni aparati i alat, mobilna
Razni elektricni aparati i alat, mobilna
Turbina za kamion, Tabanovce
Turbina za kamion, Tabanovce
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10