Drejtoria Doganore organizon dhe zhvillon trajnime paraprake për përfaqësues të licencuar. Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë "Aplikim për ndjekjen e trajnimit paraprak dhe marrjen e provimit profesional" dhe kompensim  përkatës të paguar jo më vonë se 30.08.2019.

Trajnimi paraprak për dhënien e provimit profesional për  përfaqësues të licencuar do të mbahet në Shkup, në Drejtorinë Qendrore (objekti i vjetër) më 11, 12, 17 dhe 19 shtator 2019, duke filluar nga ora 10:00.

Në bazë të nenit 5 paragrafi 1 dhe 2 të Rregullores për programin për zbatimin e  trajnimit të mëparshëm për përfaqsues të licencuar, shuma e tarifave për dhënien e provimit dhe pjesëmarrjen në trajnimin e mëparshëm për përfaqësues të licencuar, programa  për dhënien e provimit për  përfaqësues të licencuar, mënyra e vlersimit të pjesës së parë dhe të dytë të provimit, formën dhe përmbajtjen e certifikatës për provimin e dhënë për përfaqsues të licencuar, programa  për  zbatimin e trajnimit  shtesë për përfaqsues  të licencuar dhe shuma e tarifës për të ndjekur trajnime shtesë për përfaqsues  të licencuar, është e paraparë  që trajnimi i mëparshëm është kryer në kuadër të Programit për zbatimin e trajnimit të mëparshëm  për përfaqsues  të licencuar dhe se për të ndjekur  trajnimin paraprak dhe dhënien e provimit për përfaqsues të licencuar për her të  pare paguhet shuma prej  16.000,00 denarë.

Pagesa mund të bëhet në llogarinë e mëposhtme:

Pranuesi: Ministria e Financave - Drejtoria Doganore

Lazar Liçenoski 13, 1000 Shkup

Banka e pranuesit: NBRM

Llogaria: 100-0000000630-95

Llogaria e përdoruesit buxhetor: 090030017578714

Kodi i të ardhurave dhe programi: 725939 20

Qëllimi i remitancave: Vizita e trajnimit paraprak për kandidatë - (Emri dhe Mbiemri  i kandidatit)

Të gjithë përfaqsuesit e licencuar të cilët planifikojnë  të ndjekin trajnimin paraprak duhet të dorëzojnë:

  1. APLIKIM për ndjekjen e trajnimit paraprak dhe dhënien e provimit profesional dhe
  2. Dëshmi për mjetet  e paguara në arkivat e: Drejtorisë doganore dhe doganave Shkup, Manastir, Gjevgjeli, Shtip dhe Kumanovë.

Aplikimin mund ta gjeni тука.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve: deri më 30.08.2019

Trajnimi paraprak do të mbahet sipas orarit të mëposhtëm:

Orari për trajnimin paraprak

N. R.

Tema e trajnimit

Data

Ora

1.

Formalitetet doganore për vendosjen e mallit në inspektim të autoriteteve doganore

11.09.2019

10:00 – 12:00

2.

Zbatimi I procedures së transitit

11.09.2019

12:30 – 14:30

3.

Taksa, akciza dhe politika e taksave

11.09.2019

14:45 – 16:45

4.

Miratim doganor I trajtimit ose përdorimit të mallrave

12.09.2019

10:00 – 12:00

5.

Procedurat doganore

12.09.2019

12:30 – 14:30

6.

Masat jotarifore dhe masat e politikës tregtare

12.09.2019

14:45 – 16:45

7.

Tarifa doganore

17.09.2019

10:00 – 12:00

8.

Origjina e mallrave

19.09.2019

10:00 – 12:00

9.

Vlera e mallrave për nevojat doganore

17.09.2019

12:30 – 14:30

10.

Puna e shpediterëve

19.09.2019

12:30 – 14:30

11.

Transport dhe sigurim i transportit

19.09.2019

14:45 – 16:45

12.

Përgaditje dhe përdorimi i deklaratës doganore

17.09.2019

14:45 – 16:45

Lista e përfaqësuesve të cilët do të marrin pjesë në trajnimet  sipas termineve të mbajtjes do të postohet shtesë në faqen e internetit pas përfundimit të afatit të aplikimit. 

Për kohën dhe vendin e mbajtjes së provimit profesional për përfaqësues të licencuar, pjesa e parë (pjesa teorike), me të  cilën  shqyrtohet njohuria teorike e kandidatit, do të njoftoheni paraprakisht.

Të gjitha informatat shtesë mund të  merren në adresën e mëposhtme Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.