Drejtoria Doganore informon publikun se në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 143 nga 12.07.2019 është publikuar Ligji për ndryshimin dhe shtimin e Ligjit për akciza, me të cilin shtyhet zbatimi i tij deri më 01 nëntor 2019.

Zbatimi i ligjit është shtyrë kryesisht me kërkesë të komunitetit të biznesit për të lejuar një periudhë më të gjatë kohore për harmonizimin e tyre me dispozitat e Ligjit për akciza dhe funksionimin e sistemit të ri të përpunimit të dokumenteve të deklarimit doganor dhe dokumenteve të akcizës dhe për përfundimin me kohë të procedurave administrative lidhur me zbatimin.

Pavarësisht shtyrjes së zbatimit, me  ndryshimet në ligj u bë dhe  pajtueshmëri  teknike ku është fshirë neni 127 , dhe dispozitat e këtij neni janë përcaktuar në nenin 73 paragrafi (3). Me ndryshimet e nenit 122 në mënyrë, bartësit e licencave të akcizës, bartësit e akcizës për përdorim preferencial dhe  tregtarët e regjistruar me vajrat minerale që përmbajnë substanca për shënim janë të detyruar, të përputhen me dispozitat e ligjit të ri deri më 1 nëntor 2019.

Në periudhën vijuese, Drejtoria Doganore do të japë mbështetje maksimale për të gjithë aktorët në mënyrë që të lehtësojë harmonizimin e punës me Ligjin e ri.

Tekstin e Ligjit për ndryshimin e Ligjit për akcizat mund ta gjeni në lidhjen e mëposhtme: 

линк: