Gjatë dy javëve të fundit, doganierët zbuluan disa tentativa për kontrabandë të mallrave të ndryshme, ku përkohësishtjanë konfiskuar mjete, pjesë për dyer, pjesë për makina kafeje, kozmetikë, devize, furnizime shkollore, aparate mjekësore, cigare, duhan, falsifikime dhe të tjera.

Përkohësisht janë konfiskuar:

Devize

- 21,700 dollarë amerikanë, të zbuluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit  personal dhe të bagazheve të dy shtetasve kinezë që aritën me fluturim nga Stambolli. Gjatë kontrollit personal të një pasagjeri, i cili tha se mbante 10.000 dollarë amerikanë, u gjetën 18.000 dollarë amerikanë, a në çantën e pasagjerës së tij janë gjetur  25.400 dollarë amerikanë dhe 800 euro. Në bazë të rregullave ligjore, dy udhëtarëve iu dhanë një ekuivalent në valutë të huaj prej 10,000 eurosh, një shumë që mund të futet lirisht në vend, ndërsa 6,700 dollarë nga udhëtari dhe 15,000 dollarë nga pasagjerja e tij  ishin konfiskuar përkohësisht. Për kryerjen e vepres penale kundër udhëtarëve do ngrihet padi për kundërvajtje.

Cigare dhe duhan

- 13 steka cigare Winston Bllue dhe Muratti dhe 1 kg duhan për pierje Old Holborn (4 pako nga 250 gramë), të zbuluara gjatë kontrollit të një kamioni grek të drejtuar nga një shtetas grek, i paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Dojran. Cigaret dhe duhani i padeklaruar, të gjetura në kabinën nën ulësen e bashkë-shoferit dhe pas ulëses së shoferit, u konfiskuan përkohësisht dhe kundër shoferit  u bë kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

Pajisje mjekësore

- 1 pajisje për vlerësimin e ekuacionit për gjendjen e fetusit BIONET FC 700 fetalmonitor, i zbuluar gjatë kontrollit të një autobusi maqedonas, i paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Tabanovc- autostradë. Pajisja e padeklaruar, për të cilën nevojitet një leje për import, është gjetur në një kuti kartoni të vendosur në pjesën e bagazhit të autobusit. E njejta është konfiskuar përkohësisht dhe kundër pronarit të pajisjes shtetas maqedonas I cili udhëtonte me autobus është iniciuar një procedurë e përshtatshme.

Mjete dhe pjesë për dyer dhe makina për kafe

- 428 prodhime të ndryshme (mjet elektronik, drita, ngritëse hidraulike, pishina për fëmijë, mbushës për celular, bateri, veshje, etj), 135 metra zorrë për ujë dhe 140 metra  kabllo vazhdues, të zbuluar gjatë kontrollit të një furgoni mallrash bullgare dhe rimorkio për anije me targa  Suedeze  drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, i paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Tabanovcë- autostradë. Kamioni ka qenë i ngarkuar me mall të ndryshëm dhe të përdorur dhe anije të përdorur me pajisje, ku janë bashkangjitur dokumentet e tranzitit, por për shkak të dyshimeve  se mallrat e deklaruara nuk korrespondojn me peshën e automjetit, doganierët kanë kryer kontroll detal ku është gjetur malli i padeklaruar. Malli i padeklaruar është konfiskuar përkohësisht dhe kundër shoferit do të inicohet procedurë e duhur.

- 17 kg pjesë të ndryshme për makina të kafës, 25 kilogram mjete  për pastrimin e makinave për kafe dhe 7 mjete dhe pjesë për  mjete, të gjetura në dy raste të ndara nga ekipet mobile doganore.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të autobusit maqedonas që udhëtonte në Viterbo, Itali - Tetovë, I paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Tabanovce-autostradë, në dy kuti kartoni të vendosura në bagazhin e autobusit, u gjetën 17 kilogramë pjesë të ndryshme për makina të kafes dhe 25 kg mjete për pastrim të makinave të kafës. Malli i padeklaruar është konfiskuar dhe kundër shoferit shtetas maqedonas do të dërgohet kërkes për ngritje të padis për kundërvajtje.

Në rastin e dytë, policët nga  EPOI-Alfa gjetën disa mjete për  të cilat nuk janë paguar detyrimet e importit. Gjatë kryerjes së patrullës në zonën e parkingut  nën stacionin hekurudhor në Shkup, policët vënë re dy persona si mbajnë kutitë prej autobusit Kosovar në makinën Maqedonase. Nga biseda me shoferin e autobusit, shtetas i Kosovës është konstatuar se i njejti I kishte kaluar produktet përmes vendkalimit kufitar Bllacë pa i deklaruar dhe pa paguar detyrimet e importit mbi to. Mallrat e padeklaruara u janë dorëzuar Ekipeve mobile doganore, të cilat përkohësisht I kanë konfiskuar dhe kundër  shoferit është dërguar kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

- 300 palë dorëza metalike për dyer, të zbuluara gjatë kontrollit të një kamioni maqedonas, të ngarkuar me dyer dhe kaca për dyer, të destinuara për një kompani nga Kumanova, të deklaruara për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Malli i padeklaruar është gjetur në ndarjet dhe pas ulëses së shoferit në kabinën e automjetit, si dhe në mjetin për alate të rimorkios. Të njejtat u konfiskuan përkohësisht dhe kundër shoferit shtetas maqedonas do të iniciohet procedure e pështatshme .

Furnizime shkollore

- 1,049 çanta shkollore, 1,272 neseser për mjete shkollore, 176,700 stilolapsa, 576 makina lodër, 600 komplete shkumës për të shkruar dhe 6 karroca për tregti, të zbuluar nga ekipet mobile doganore në bashkëpunim me inspektorët e Departamentit të Hetimeve, gjatë kontrollit të mallit me origjinë nga Kina, të destinuara për importues nga Tetova të deklaruara për doganim importues në njësinë doganore Gjevgjeli. Produktet, të cilat nuk janë të mbuluara nga dokumentet doganore janë konfiskuar përkohësisht  dhe kundër importuesit do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

Veshje, çanta, këpucë dhe kozmetikë

- 246 copë  veshje dhe 11 çanta, të zbuluara në dy raste të ndara nga ekipet mobile doganore, gjatë kontrollit të dy makinave maqedonase të drejtuar nga shtetas të Maqedonisë, të paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë.

Në rastin e parë, në katër kese të najllonit të vendosura në  bagazhin e automjetit  u gjetën 161 copë prodhime tekstili (kostume për larje për femra dhe fëmijë, dhe  pantallona të shkurtra për meshkuj) dhe 11 çanta plazhesh.

Në rastin e dytë, nën ulëset e përparme dhe në dy çanta të vendosura në bagazhin e automjetit janë gjetur 85 pjesë të veshjeve (fustane, bluza dhe pantallona).

Në të dyja rastet, mallrat e padeklaruar përkohësisht janë konfiskuar dhe kundër shoferëve do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

- 64 copë veshje (pantallona, tuta, bluza dhe çorape) dhe 3 palë atlete, të zbuluar gjatë kontrollit të një makine maqedonase të drejtuar nga një shtetas maqedonas, të paraqitur  për hyrje në vend në  vendkalimin kufitar Novo Sellë. Malli i padeklaruar, i gjetur në bagazhin nën gomën rezervë dhe në çantat e udhëtimit të mbështjella me rroba të vjetra, nën pjesën e pasme dhe në ndarjet e dyerve, janë konfiskuar përkohësisht dhe kundër shoferit do të iniciohet procedure e përshtatshme.

- 17 ujëra toaleti  L'Occitane Pivoine Flora dhe Bruno Banani, 9 krema L'Occitane dhe 19 pluhura  Estee Lauder, Clinique dhe Matchmaster, të gjetur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit gjatë kontrollit të bagazhit të një shtetasi gjerman që mbërriti me fluturim nga Nurembergu. Malli i padeklaruar është konfiskuar përkohësisht dhe kundër pasagjerit do të ngrihet padi penale.

Mallra për të cilat dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale

- 340 autoparlant, 200 ndëgjuese dhe 2.430 ngjitëse  me logo të markave të mbrojtura tregtare, të zbuluar nga ekipet mobile doganore në bashkëpunim me inspektorët doganor të Departamentit të hetimit, gjatë kontrollit të mallrave të ndryshëm me origjinë nga Kina, të dedikuar për importues nga Shkupi të deklaruar për doganim importues në njësinë doganore Gjevgjeli. Për shkak të dyshimeve se bëhet fjalë për produkte që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, të njejtat përkohësisht janë konfiskuar dhe në përputhje me rregullat ligjore, do të ngrihet procedurë për përcaktimin origjinalitetin e tyre.

Alat, mobilna
Alat, mobilna
Alat, Tabanovce
Alat, Tabanovce
Cigari i tutun,Dojran
Cigari i tutun,Dojran
Delovi za masini za kafe, mobilna
Delovi za masini za kafe, mobilna
Devizi,Aerodrom SK
Devizi,Aerodrom SK
Eho-aparat, Tabanovce
Eho-aparat, Tabanovce
Kozmeticki sredstva, Aerodrom SK
Kozmeticki sredstva, Aerodrom SK
Obleka 2, mobilna
Obleka 2, mobilna
Obleka, mobilna
Obleka, mobilna
Obleka, Novo Selo
Obleka, Novo Selo
Racki za vrati, Bogorodica
Racki za vrati, Bogorodica
Shkolski pribor,mobilna
Shkolski pribor,mobilna
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12