Banka Botërore, IFC dhe Ministria e Financave të Austrisë në periudhën 22-23.05.2019 organizuan një seminar rajonal për lehtësimin e tregtisë dhe përmirësimin e bashkëpunimit me agjencitë kufitare dhe sektorin privat.

Krahas drejtorit të Drejtorisë doganore në punëtorin morën pjesë edhe përfaqësuesit e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë, Ministria e Ekonomisë. Qëllimi ishte mënyra e koordinimit të ndihmës së re të Bankës Botërore dhe IFC për të thjeshtuar procedurat doganore dhe kalimet kufitare, si dhe zbatimin e plotë të dispozitave të Marrëveshjes së Lehtësimit të Tregtisë të OBT-së.

Gjatë vizitës, drejtori i Drejtorisë doganore zhvilloi një takim dypalësh me Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë Doganore të Austrisë dhe me përfaqësuesit e Ministrisë së Financave të Austrisë. 

1
1
2
2
3
3
4
4
Previous Next Play Pause
1 2 3 4