Drejtoria Doganore ju njofton se sistemi i ri për përpunimin e deklaratave doganore dhe dokumentet akcizës (CDEPS) do të vihet në përdorim operativ më 01.06.2019 . Për lëshim të lehtë të sistemit në përdorim operativ është e domosdoshme që disa veprime të caktuara duhet të ndërmerren nga ana e operatorëve ekonomik, të cilëve u thamë në punëtoritë e organizuara më parë, kryesisht në drejtim të ofrimit të qasjes në sistemin dhe kërkesat për lëshimin e lejeve të caktuara.

Detajet e metodës së dhënies së qasjes në CDEPS dhe mënyrën e marrjes së të gjitha miratimeve të nevojshme janë dhënë në dokumentin e bashkëngjitur të këtij njoftimi.

Deri në CDEPS, operatorët ekonomikë mund të hyjnë përmes sistemeve të tyre ose duke përdorur Portalin e Drejtorisë Doganore i cili është në dispozicion pa pagesë.

Vëmë re që nga 23 maji 2019, gjatë dorëzimit të deklaratave përmes Portalit të Tregtisë, operatorët ekonomikë do të kenë mundësinë të kontrollojnë automatikisht llogaritjen e shumave të detyrimeve dhe zbatimin e masave të politikës tregtare (leje, ndalesa, licenca etj.) përmes komunikimit me Mjedisin e Integruar Tarifor (MIT).

Edhe një herë, u bëjmë thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që planifikojnë të dorëzojnë deklaratat doganore duke përdorur sistemin e ri, në kohë ti ndërmarrin hapat e paraqitura në dokumentin e bashkangjitur.

http://customs.gov.mk/images/vesti/NasokiEO.pdf