Gjatë javës së kaluar, doganjerët zbuluan një përpjekje për dalje ilegale të migrantëve, si dhe disa përpjekje për kontrabandimin e mallrave të ndryshme, ku përkohësisht janë konfiskuar telefona celularë, fena motorik, pjesë të sistemit për ujitje, cilindra për brava, veshje dhe falsifikime.

Janë zbuluar:

Migrantët illegal

Në njësinë doganore Tabanovce-autostradë, është ndaluar një tentativë për dalje nga vendi të tetë emigrantëve ilegal. Një shtetas bullgar, i cili drejtonte një kombe të pasagjerëve me targa të Bullgarisë, është paraqitur për dalje nga vendi në vendkalimin kufitar Tabanovce-autostradë. I pyetur nga doganjeri nëse kishin diçka për të deklaruar për kontroll doganor, shoferi u përgjigj se nuk kishte asgjë për të raportuar dhe se po udhëtonte për në Austri. Gjatë kontrollit detal, në çatin e kombes u gjet një bunker i posaçëm, në të cilin ishin fshehur tetë emigrantë illegal, të cilët deklaruan së ishin me origjinë nga Iraku.

Mallra teknike

- 4 fene motorike për ngrohje të markës Danfoss, janë zbuluar gjatë kontrollit të një automobili maqedonas i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, i paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Malli i padeklaruar, i gjetur në bagazhin e automjetit, është konfiskuar përkohësisht dhe kundër shoferit do të ngrihet padi penale.

- 21 telefona celular, të zbuluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të çantave të udhëtimit të një shtetasi maqedonas, i cili mbërriti me fluturim nga Stambolli. Telefonat e padeklaruar, të zbuluara në mesin e sendeve personale në valixhen e udhëtarit, u konfiskuan përkohësisht dhe kundër udhëtarit do të ngrihet padi penale.

Pjesë të sistemit për ujitje

- 92 copë pjesë të sistemit për ujitje të zbuluara nga ekipet mobile doganore gjatë kontrollit të një makine të Maqedonisë i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë i paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Malli i padeklaruar i gjetur në bagazhin e automjetit përkohëisht është konfiskuar dhe kundër shoferit do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

- 40 motorë dhe 200 mbajtëse për rolete dhe 12 cilindra për bravë, janë gjetur gjatë kontrolit të automjetit të Maqedonisë i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë i paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bllacë. Malli i padeklaruar i gjetur në bagazhin e automjetit është konfiskuar përkohësisht dhe kundër shoferit do të ngrihet padi penale.

Veshje

- 146 copë veshje (xhinse, pantallona, këmisha dhe mantela), të zbuluara gjatë kontrollit të një makine bullgare, të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, të deklaruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Malli i padeklaruar, i gjetur në bagazhin, në pjesën e pasme, në gomën rezervë, nën ulëset e automjetit, janë konfiskuar përkohësisht dhe kundër shoferit do të ngrihet një procedurë e përshtatshme.

Mallra për të cilat dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale

- 2.822 copë dhe 260 komplete lodra për fëmijë me logo të markave tregtare (kukulla, motorë, lodra muzikore, helmeta për fëmijë, pasqyra, litar për kërcim, kocka për të luajtur etj), të zbuluara nga ekipet mobile doganore në bashkëpunim me inspektorët e Departamentit të Hetimeve, gjatë kontrollit të dy kontenierëve me mall nga Kina, të destinuara për importues nga Kumanova, të paraqitura për doganim importues në njësinë doganore Shkup 2. Produktet janë konfiskuar përkohësisht për shkak të dyshimit se shkelin të drejtat e pronësis intelektuale dhe në përputhje me rregullat ligjore, do të iniciohet një procedurë për përcaktimin e origjinalitetit të tyre.

Delovi od sistem za navodnuvanje, mobilna
Delovi od sistem za navodnuvanje, mobilna
Delovi za roletni, Blace
Delovi za roletni, Blace
Image-1
Image-1
Mobilni telefoni, Aerodrom SK
Mobilni telefoni, Aerodrom SK
Motorni fenovi, Bogorodica
Motorni fenovi, Bogorodica
Obleka, Bogorodica
Obleka, Bogorodica
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6