Në Aeroportin e Shkupit në Shkup, Drejtoria Doganore, në bashkëpunim me Ministrinë e punëve të  Brendshme, ndaloi edhe një tentim të  kontrabandës së drogave narkotike. Është zbuluar dhe konfiskuar rreth 2 kg kokainë.

Më 5 dhjetor 2018, rreth orës 20.30 me fluturim nga Cyrih, në hyrje në Repubilken e Maqedonisë është selektuar dhe detalisht kontrolluar një udhëtar shtetas i Republikës së Venezuelës. Gjatë kontrollit, në bagazhin e tij u gjet rreth 2 kg material pluhur i bardhë, i cili gjatë testimit me një testues droge dha një rezultat pozitiv për praninë e kokainës hidroklorurike, duke treguar se substanca bimore e panjohur është një kokainë narkotike e drogës.

Pas  marrjes së rastit nga inspektorët e Departamentit për hetime të Drejtorisë Doganore, dhe me urdhër të prokurorit publik, materiali pluhur i panjohur i është  dorëzuar ekspertëve të cilët konstatuan se bëhet fjalë për kokainë.

Vlera e drogës së konfiksuar, në tregun e zi në Republikën e Maqedonisë është rreth 140,000 euro, ndërsa e njëjta gjatë shitjes me pakicë do të shumëzohet disa herë dhe do të arrijë vlerën prej rreth 570,000 euro.

Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë deri te  prokuroria  publike ngriti padi penale kundër të dyshuarit, për shkak të ekzistencës së dyshimit se kishte kryer vepër penale "Prodhimi i paautorizuar dhe lirimi për shitjen e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". 

IMG-1a1a9f6d76a815b0f5191804284e14bd-V
IMG-928c44d6858f164dba2f845de10ee977-V
IMG-ddab3e684faf02731dc9adfc8b9e6454-V
sliki 005
sliki 012
sliki 016
sliki 021
sliki 028
sliki 029
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7 8 9