Më 7 dhjetor 2018, në ambientet e Drejtorisë Doganore u mbajt një takim midis Drejtorit të Drejtorisë Doganore, Gjoko Tanasoski dhe Guvernatores së  Bankës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë, Dr. Anita Angelovska-Bezoska.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin aktual mes dy institucioneve, me theks të risive që paraqet Drejtoria doganore me paraqitjen e sistemit të ri për përpunimin e deklaratave doganore në kontekst të përdorimit të tyre si një burim për përgatitjen e statistikave të jashtme.

Për shkak të risive të futura në funksionimin e dy institucioneve, është vlerësuar se ka nevojë për  pregaditjen e  një marrëveshje të re bashkëpunimi dhe një protokol të ri për shkëmbimin e të dhënave.

Në takimin u shpreh  kënaqësi me përfitimet nga bashkëpunimi i deritanishëm i suksesshëm midis dy institucioneve.

carina 2
carina 2
carina 5
carina 5
Previous Next Play Pause
1 2