Gjatë dy javëve të fundit, doganierët zbuluan disa përpjekje për kontrabandimin e mallrave të ndryshme, përkohësisht  janë konfiskuar  devize, pjesë të automjeteve, shirita për shtrngim të mallit, motorë elektrikë, telefona celularë, materiale dentare, pem dhe perime të freskëta, veshje të përdorura të skive dhe fallsifikime.

U konfiskuan mallrat në vijim:

Devize

- 80,000 Euro dhe 7,500 dollar  amerikan, janë  zbuluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të bagazheve dhe kërkimit personal të një shtetasi maqedonas dhe një turk.

Në rastin e parë, është selektuar për kontroll shtetas i Maqedonisë i cili kishte  për qëllim të udhëtoj për në Stamboll. Në pyetje të doganiereve, udhëtari ka deklaruar se sjell të holla, por nuk treguar sasinë. Gjatë kontrollit personal të udhëtarit në xhepin e pantallonave të tij, në xhep të  xhaketës, në kultë dhe në veshjet e mbrendshme, si dhe gjatë kontrollit të valixhes së udhëtarit, në një libër dhe neseser, janë gjetur gjithsej 82.000 euro nga  500 euro . Sipas rregulloreve, udhëtarit i janë kthyer 2000 euro, një shumë që një banor lirisht mund të marrë jashtë vendit, ndërsa 80.000 euro janë konfiskuar përkohësisht,  a për kundërvajtje devizore  do të ngrihet padi penale.

Në rastin e dytë, gjatë një kërkimi personal të një shtetasi turk që mbërriti me fluturim nga Stambolli, në valixhen e tij të dorës u gjetën 19,000 dollarë. Në bazë të rregullave ligjore, udhëtarit i u kthyen 11.500 dollarë, një ekuivalent prej 10.000 eurosh, një shumë që mund të futet lirisht në vend, ndërsa 7.500 dollarë u konfiskuan përkohësisht. Për kundërvajtje devizore  kundër  udhëtarit do të ngrihet padi penale.

- 3,000 euro, janë  zbuluar gjatë një kërkimi personal të një shtetasi maqedonas, i cili, duke vozitur një makinë maqedonase, është paraqitur për dalje nga vendi në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Në xhepin e përparmë të pantallonave të udhëtarit janë gjetur  5,000 euro për të cilat nuk kishte dokument për  origjinë. Sipas rregulloreve ligjore, udhëtarit i u kthyen 2,000 euro, një shumë që një rezident mund lirisht ti bart nga shteti, a për kundërvajtje devizore  kundër  udhëtarit do të ngrihet padi penale.

Pjesë të automjeteve dhe shirita për ngarkim 

- 19 pjesë të automjeteve  (fshirës të përparme dhe të pasme të dritareve, drita, këmbësor, displej  etj), 1 biçikletë tacx blu Matiç, 1 zinxhir për biçikletë  dhe 1 palë syze sport UVEX, janë zbuluar nga ekipet mobile doganore gjatë kontrollit të furgonit të mallrave me targa maqedonase e kryer në rrugën Kriva Pallankë - Kumanovë. Produktet për të cilat vozitësi  nuk ka poseduar asnjë dokument që vërtetojnë pagesën e detyrimeve të importit, janë gjetur në dhe nën ulësen  e pasagjerit. Të njejtat përkohsisht janë konfiksuar , a kundër  vozitësit do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

- 100 shirita për ngarkim të mallrave  dhe 1 pompë uji për automjet mallrash, janë zbuluar gjatë kontrollit të një kamioni bullgar të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Dellçevë. Malli i padeklaruar, i gjetur nën shtratin në kabinën e automjetit,  në njërën anësore të kabinës  dhe në sandakët e rimorkiot  janë  konfiskuar përkohsisht, a kundër vozitësit do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

Mallra teknike

- 2 telefona mobil Huawei P smart dhe 1 telefon celular Iphone Xs Max, janë zbuluar nga ekipet  mobile doganore,  gjatë kontrollit të bagazhit të një shtetasi maqedonas i cili mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit me një fluturim nga Cyrihu. Telefonat e padeklaruar janë konfiskuar përkohsisht a kundër  udhëtarit do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

- 1 motor  elektrik dhe 1 pjesë për një motor  elektrik, janë  zbuluar gjatë kontrollit të një makine maqedonase, të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i deklaruar për hyrje në vend në  vendkalimin kufitar Novo Sellë. Malli i padeklaruar, i gjetur prapa ulëses së pasagjerit, u konfiskua përkohësisht dhe kundër shoferit  do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

Materiale dentare 

- 3 kg dyll  Cerewax, 50 pllaka  dyll  ARCAS LC, 364 dhëmbë artificiale  të markës NT OPTIMA, Mega Plus dhe ERAY, 500 ml lëng për  modelues Vision Modelling Liquid,  30 strugtues, 500 kunja prej bronzi dhe 1 kabllo për motor, janë zbuluar nga ekipet mobile doganore,  gjatë kontrollit të një makine bullgare, të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar  Novo Sellë. Mallrat e gjetura nën ulëset  e përparme të automjetit u konfiskuan përkohësisht dhe kundër  shoferit  do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

Pemë dhe perime të freskëta 

- 839 kilogramë shegë dhe kungull i freskët, janë zbuluar gjatë kontrollit të mallrave të destinuara për një importues nga Shkupi, të paraqitura  për doganim importues në njësin  doganore Gjevgjeli. Malli i padeklaruar është konfiskuar përkohësisht dhe  kundër  importuesit  do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

Veshmbathje

- 54 copë të veshjeve të përdorura të skive (xhaketa, pantallona dhe doreza), 167 freshener të  ajrit për automjetet dhe 374 copë llidhëse  për këpucë, të zbuluar nga ekipet mobile doganore, gjatë kontrollit të automjetit me targa të Bullgarisë, i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë në hyrje në vend  në vendkalimin kufitar Deve Bair. Malli i padeklaruar është gjetur në dy valixhe dhe 4 çanta të vendosura në bagazh dhe bagazhin në çati të automjetit janë konfiskuar përkohsisht  dhe kundër  shoferit  do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

Mallra për të cilat dyshohet së shkelin të drejtat e  pronësisë intelektuale

- 1 pajisje për diagnostifikimin e automjeteve me logo të markës së mbrojtur tregtare, është  zbuluar në njësin doganore Aeroport  të Shkupit - departamenti për zhdoganimin e mallrave, gjatë kontrollit të dërgesës së DHL nga dërguesi i Singaporit, i dedikuar personit fizik nga Shkupi. Për shkak të dyshimit se pajisja shkel të drejtat e pronësisë intelektuale, është konfiskuar përkohësisht, dhe sipas regullave ligjore do të inicohet  procedurë për verifikimin e origjinalitetit të saj. 

Avtodelovi,mobilna
Avtodelovi,mobilna
Devizi, Aerodrom SK (1)
Devizi, Aerodrom SK (1)
Devizi, Aerodrom SK
Devizi, Aerodrom SK
Devizi, mobilna
Devizi, mobilna
Mobilni telefoni, mobilna
Mobilni telefoni, mobilna
Remeni za tovar, Delcevo
Remeni za tovar, Delcevo
Skijacka obleka, mobilna
Skijacka obleka, mobilna
Stomatoloski materijali, mobilna
Stomatoloski materijali, mobilna
Svezo ovosje i zelencuk,Gevgelija
Svezo ovosje i zelencuk,Gevgelija
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7 8 9