Sot në Drejtorinë e doganës është realizuar takim protokolar ndërmjet Drejtorit të Doganave, z Gjoko Tanasoski, dhe Ambasadorit të misionit në Shkup të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), z Clemens Koja.

Në këtë takim, z Koja është njoftuar në lidhje me prioritetet  dhe veprimet strategjike të ndërmarra nga Drejtoria e doganës për modernizimin e punës doganore dhe përshpejtimin e tregtisë ndërkombëtare, si dhe masat e marra për sigurinë e kufijve dhe luftimi  për ndalimin  e tregtisë së paligjshme. Pas kësaj, pozitivisht është vlerësuar bashkëpunimi dhe mbështetja në periudhen e kaluar, me qëllim të zmadhimit së kapaciteteve të administratës doganore në luftën kundër krimit ndërkufitar. Është treguar interesi i ndërsjellë për vazhdimin e tij edhe në periudhën e ardhshme.

 

Image-1
Image-1
Previous Next Play Pause
1