Më 13 dhjetor të vitit  2018, drejtori i  Drejtorisë Doganore z. Gjoko Tanasoski në Ministrinë e punëve të brendshme, mori pjesë në dorëzimin ceremonial  të një donacioni të pajisjeve dhe automjeteve, të cilat do të përdoren nga njësitë organizative kompetente të Ministrisë së punëve të brendshme dhe nga  institucionet tjera  kompetente në vend, duke përfshirë edhe Drejtorinë doganore të Republikës së Maqedonisë.

Donacionin  me vlerë 500,000  dollar   e dorëzoi Ambasadori i SH.B.A.-së, z. Jess Bailey, a është siguruar nga Qeveria e SHBA-së nëpërmjet programit të Kontrollit të Eksportit dhe Sigurisë Kufitare nga  Ambasada Amerikane në Republikën e Maqedonisë. Një pjesë e pajisjes, e cila përbëhet nga dy furgona të posaçme me pajisje mobile për zbulimin e rrezatimit, do të mund ti përdorë  Drejtoria Doganore.

Ambasadori Bailey tha se Programi për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë Kufitare dhe Ministria për energji e SHBA-së e  ofrojnë këtë donacion për të përmirësuar kapacitetet e Ministrisë së Brendshme, Drejtoris  Doganore dhe Direkcionit për  Siguri të Rrezatimit përshkak të kryerjes së operacioneve të kontrollit kufitar profesional dhe të sigurisë së brendshme.

Është thënë se programi EXBS  i  ndihmon  Maqedonisë tashmë  17 vite dhe ka ofruar më shumë se 9 milion dollarë ndihmë përmes dhurimit të pajisjeve dhe trajnimit. Ky donacion është vetëm një shembull tjetër i forcës së partneritetit amerikan, nëpërmjet Programit dhe Ministrisë së Energjisë, me Qeverinë e Maqedonisë. Janë bërë përgëzime për Policinë Kufitare, Drejtorinë Doganore dhe Drejtorinë për Siguri në Rrezatim, për përpjekjet e tyre për të mbrojtur kufirin maqedon dhe sigurinë e brendshme.

18
18
08
08
Previous Next Play Pause
1 2