Delegacioni  i Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë më 11.12.2018 në Beograd mori pjesë në konferencë ndërkombëtare në kuadër të projektit "Përshpejtimi i përparimit të politikave efektive tatimore për duhan në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme".

Qëllimi i kësaj konference  është njoftimi  me rezultatet e hulumtimit mbi ndikimin e politikës për taksim të produkteve të duhanit në zvogëlimin e përdorimit të tyre në rajonin e Evropës Juglindore.

Hulumtimet janë kryer nën udhëheqjen e univerzitetit Ilinois në  Çikago, i cili është partner  bartës i iniciativës Blumberg për  zvogëlimin e  përdorimit të produkteve të duhanit.

Në konferencë janë  prezentuar  studime hulumtimi  të ekspertëve nga Serbia, Shqipëria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Gruzija  dhe Rumania, si dhe praktikat më të mira të aplikuara në këto vende. Rezultatet e hulumtimeve të prezantuara u diskutuan në kontekstin e tendencave ekzistuese në ngjarjet shoqërore, ekonomike dhe politike në lidhje me taksimin e produkteve të duhanit në vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore.

 

Untitled-5-300x225
Untitled-5-300x225
Participants-Conference-Economics-of-Tobacco-Taxation-Belgrade-Dec-11th-300x225
Participants-Conference-Economics-of-Tobacco-Taxation-Belgrade-Dec-11th-300x225
Previous Next Play Pause
1 2