Vendimi për harmonizimin dhe ndryshimin e tarifës doganore për vitin 2019 është publikuar në Gazetën zyrtare nr.  227 nga data 12.12.2018.

E njejta tashmë është  në dispozicion në internet në linkun në vijim http://www.customs.gov.mk/index.php/mk/za-nas-mk/carinska-regulativa/zakon-za-carinska-tarifa   në pjesën  AKTET NËNLIGJORE.

Në vendimin janë bërë ndryshimet e radhës në përputhje me Nomenklaturën e Kombinuar të BE-së:

- është fshirë  madhësia e njësisë prej 1000 litrash dhe e njejta  është  zavendësuar  me  m3,

- në numrin tarifor 0308,është fshirë  një nënnumër tarifor për kandil deti  të freskët, të ftohtë,

- në kapitullin 15  është shtuar një vërejtje e re 5 dhe e njëjta vlen edhe për produktet ushqimore të përgatitura nga kapitulli 15 në doza të matura, siç janë  kapsula, tableta, pastille  ose pilula të cilat janë të destinuara për t'u përdorur si shtesa dietike  dhe të njëjtat janë përjashtuar nga ky  kapitul.

- vërejtjet shtesë  nga kapitulli 4, kapitulli 17 dhe kapitulli 27 janë me ndryshim të vogël me qëllim për të sqaruar reth  zbatimit të  rregullave dhe nocioneve përkatëse të zbatueshme,

- në vërejtjen  shtesë 10 të kapitullit 22  ka ndryshim në sqarimin e pijeve fermentuese me gaz,

- në kapitullin 76 është shtuar vërejtje  shtesë për materialin për përpunim të  kanaçeve  për pije dhe nëntituj të hapura në mënyrë të përshtatshme, ose struktura e ndryshuar në nënkreun tarifor 7606 12,

- në nënkreun tarifor 8443 13, në makinat për  shtypje të kompensuar, ekziston një ndryshim i nënkrerëve tarifor për  ndryshim të  formatit të fletëve të cilat i  përdorin.

Ndryshimet e lartpërmendura janë për shkak të ndryshimeve në qarkullimin tregtar dhe praktikën tregtare, për shkak të sqarimit të teksteve dhe thjeshtëzimit të tyre, si dhe përmirësimit të tekstit.

Në nivel kombëtar  në Tarifën  doganore janë paraqitur  17 shenja  tarifore në kapitullin 29 të Tarifës Doganore dhe të njejtat i referohen derivateve halogjene të hidrokarbureve të kreut tarifor 2903. Kjo paraqitje e krerëve  tarifor të reja në nivel kombëtar (në shifrën e nëntë dhe të dhjetë) është nën rekomandimin e Këshillit për bashkëpunim doganor për të hyrë nëntitujt kombëtare për mbledhjen më të lehtë dhe krahasimin e të dhënave për lëvizjen ndërkombëtare të substancave të kontrolluara në përputhje me ndryshimin e Protokollit të Montrealit për substancat që i dëmtojnë  shtresës së ozonit (Protokolli 24 qershor 2011).

Normat doganore të parashikuara për importin e mallrave të mbuluara me kodet e reja tarifore mbeten të njëjta sikurse janë përcaktuar në kodet e vjetra tarifore, përkatësisht kodet tarifore nga të cilat të njejtat dolën, dhe sipas Ligjit për tarifat doganore dhe nuk janë lëndë për harmonizim dhe hapje të kodeve tarifore kombëtare.